Fronti Europian: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale

    “Fronti Europian” zyrtarisht nuk do të përkrah asnjë kandidat për president në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në një njoftim për media, nga ky koalicion thonë se qytetarët duhet të vendosin vetë se cilin kandidat do ta mbështesin, përcjell Nistori.

    “Liderët e partive pjesë e Frontit Europian në mbledhjen e sotme në Strugë konstatuan se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill kaloi në atmosferë të qetë, fer dhe demokratike, ndërkohë që fitorja prej 40 mijë vota e dr.Bujar Osmanit ndaj Arben Taravarit – kandidatit të opozitës, është fitore e cila do të thellohem edhe më shumë më 8 maj, në Zgjedhjet parlamentare kur Fronti Europian do ta shënojë fitoren historike”.

    “Me këtë rast, meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është e vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, thonë nga “Fronti Europian”.

    Ndryshe, pritet që deri në mbajtjen e zgjedhjeve edhe nga Koalicioni VLEN të deklarohen se si do të veprojnë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KShZ shkarkon anëtarët e vedvotimit 1112/1 në Likovë

    Lajmi i rradhës

    Partitë politike vazhdojnë fushatën, kërkojnë mbështetje më 8 maj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë