KShZ shkarkon anëtarët e vedvotimit 1112/1 në Likovë

    Shkarkohet këshilli i zgjedhor në vendvotimin 112/1 në Komunën e Likovës, për shkak të parregullsive të paraqitur nga Koalicioni VLEN në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Vendimi i këtillë i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve u soll pas vendimit të Gjykatës Administrative për prishjen e votimit në këtë vendvotim në Likovë, përcjell Nistori.

    Pas këtij vendimi, anëtari i KShZ-së, Abdush Demiri ka dërguar apel deri tek anëtarët e të gjithë këshillave vendorë që në zgjedhjet e 8 majit të jenë më të kujdesshëm.

    “Të nderuar kolegë, i nderuar opinion. Pas vendimit për të prishur rezultatin dhe pas vendimit për shkarkimin e këshillit vendor në vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, shfrytëzoj rastin që t’u drejtohem gjithë këshillave vendore si organe të rëndësishme për realizimin e procesit zgjedhor, që të jenë në nivel të detyrës të mundësojnë proces zgjedhor të qetë, fer dhe demokratik, për çdo shqetësim dhe parregullsi t’i notojnë dhe paraqesin në mënyrën e paraparë me ligjin për zgjedhje. Nga vendimi i sotëm për shkarkim sigurisht do të ketë iniciativë për ngritje të procedurës për përgjegjësi diciplinore dhe penale nga organet përkatëse për antarët e vendvotimit përkatës.

    Abduli apeloo deri te të gjithë këshillat vendore që të mos lejojnë për asnjë çmim që dikush të ndikojë në punën e tyre dhe kryejnë obligimin në përputhje me detyrimet e ligjit për zgjedhje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VLEN: si pjesë e qeverisë do të jemi në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve

    Lajmi i rradhës

    Fronti Europian: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë