Fronti opozitar, përkatësisht Mexhiti, Kasami e Gashi bashkërisht e pritën Kurtin

    Përkrahë politikanëve të Frontit opozitare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Shkup ishte i pranishëm në përurimin e emrit të ri të rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit. Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, kreu i Besës Bilall Kasami dhe ai i Alternativës Afrim Gashi shoqëruan Kurtin i cili gjatë kësaj vizite në Shkup nuk takoi asnjë funksionar ose lider të pushtetit.

    Kryeministri i Kosovës tha se Adem Demaçi ka vepruar për lirinë e të gjithë shqiptarëve në territorin e ish Jugosllavisë.

    Kreu i Çairit, Visar Ganiu, tha se emri i Demaçit edhe sot bashkon shqiptarët.

    Adem Demaçi do të mbajë emrin rruga e njohur si lokacioni te shqiponja në Çair.

    Lajmi Paraprak

    Lombrozianët në Tiranë

    Lajmi i rradhës

    Si të sistemoni dollapin në mënyrë të zgjuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë