Fshati në Shkup pa shkollën shqipe (Video)

    Pamjet janë fëmijët e klasës së gjashtë të fshatit Idrizove të Shkupit. Ata duhej të ishin në këtë kohë në shkollë, por po mësojnë me prindërit e familjes Seferi nga shtëpia tashmë 23 ditë me radhë. Atyre nuk u lejohet mësimi në shqip në shkollën më të afërt me shumicë maqedonase.

    Shyhrete Seferi, prind
    “Disa përsëritje të klasës së pestë sepse të klasës së gjashtë nuk kemi ende libra që tu ofrojmë ndihmë më tepër, nuk mundemi. Vetëm ta përsërisim klasën e pestë që mos të harrojnë të lexojnë, të mbledhin, shumëzimi, pjesëtim e kështu me radhë”

    Fëmijët janë të irrituar nga gjendja e paqartë dhe duan sa më shpejtë ti kthehen shkollës.

    Remzi Sejdiu, nxënës
    “Jo, nuk kam nisur ende të shkoj në shkollë sepse nuk e hapin paralelen shqipe, prej të gjashtën deri të nëntën… I përsërisim e klasës së pesë me shokët dhe shoqet mësimet… Kemi mbetur të gjithë mbrapa prandaj duam që të fillojmë sa më shpejtë, të hapet shkolla”

    Isra Seferi, nxënëse
    “Ta hapin paralelen në shkollën “Njegosh” sepse nuk mundem unë dhe nxënësit e tjerë të shkojmë në Shkup ose Ognjancë sepse nuk mundemi…
    Sa është larg?
    40 minuta, ose më shumë “

    Prindërit duan ta ndërpresin rrethin e njëjtë në të cilin kanë hyrë të gjithë fëmijët e këtij fshati dhe nuk pranojnë më premtime për një shkolle të re. Duan paralele të përkohshme në shqip deri në ndërtimin e një shkolle shqipe.

    Rizvan Seferi, këshilli i prindërve Idrizovë
    “Nga autoritetet ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje përveq se pritet që ministri tia marrë kompetencat komunës. Ose kryetari i Komunës të vendosë që fëmijët të vazhdojnë mësimin në shkollën “Njegosh”. “

    Prindërit dhe nxënësit maqedonas poashtu janë irrituar nga kërkesat e prindërve shqiptar dhe kanë paralajmëruar protesta dhe bojkot të mësimit. Ndërsa komuna e Gazi Babës ka dhënë qëndrim të prerë se paralele shqipe në nivelin mbi klasen e gjashtë në shqip nuk do të ketë pavarësisht se Inspektorati i Arsimit ka konstatuar se ka hapësirë për hapjen e paraleve shtesë në shqip. /EuronewsAlbania/

    Lajmi Paraprak

    Velesi dhe Idrizova nuk i bashkon, e çka mund t’i bashkojë…!

    Lajmi i rradhës

    Vendi ku nuk mund të jetohet edhe për 20 mijë vjet të tjera (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë