Fshatrat e Strugës po zbrazen

    Jeton Krupa

    Fshatrat e Strugës boshatisen me shpejtësi. Sipas të dhënave, numri i banorëve në vitet e fundit është ulur deri në 50 për qind. Migrimi masiv i lë vendbanimet rurale pa njerëz. Shtëpi moderne dhe të ndërtuara në çdo cep, por me dry në dyer. E tillë është pamja në fshatin Radolishtë. Edhe në kafenenë e fshatit kishte një numër të vogël të atyre që pinin kafen e mëngjesit.

    „Тоа е тешка и незатворена рана, иселувањето е големо. Со сите тие што се надвор нашето село брои некаде 2.200 жители. Тука останаа само оние кои се во години од 50 и нагоре и некој кој е вработен, инаку сите други се надвор” , tha Veli Ziba, banor i Livadhisë.

    Vetëm në Amerikë, ka mbi 450 persona nga Livadhia. Ka shumë më tepër në Zvicër dhe vende të tjera perëndimore. Aktualisht në fshat jetojnë 700 deri në 800 banorë. Dhe ata pak të rinj që kanë mbetur, planifikojnë të largohen.

    „Да, планирам да си заминам. Многу малку млади сме останати тука во Ливада, а и во цела струшка околина останати се многу малку млади и за околу 3-4 месеци и јас ќе заминам, заради условите кои ни се нудат“, thotë Besfort Pollozhani-banor i Livadhisë.

    “Nëse vitin e kaluar u regjistruan 18 nxënës të klasës së parë në shkollën fillore Aki Dika në Livadhi, këtë vit janë vetëm katër. Në 20 vjet, numri i përgjithshëm i nxënësve është ulur rreth 400. Rreth 500 nxënës kanë mësuar këtu 20 vjet më parë, e sot ky numër është pak më shumë se 100”, Miki Trajkovski, gazetar

    „Бројот на ученици во една паралелка беше над 30, сега сме во ситуација кога една паралелка има 4-5, 6-7 ученици…“, thotë Liri Ziba, mësuese në Livadhi.

    Ngjashëm është edhe në fshatrat e tjerë të Strugës, si në fshatin Delogozhdë, një nga më të mëdhenjtë e këtij rajoni.

    „Моментално сите се заминати. Останаа само стари луѓе. Овде се носат закони да го пуштат овој, да го пуштат оној, да ги пуштат крадците, а ако украдеш пиперки ќе одиш во затвор, а ако крадеш во банка слободен си…“ u shpreh Ruhi Zhaku, banor i Dellogozhdës.

    Fshatrat e Strugës janë plot me njerëz vetëm dy-tre javë në verë, në muajt korrik dhe gusht, kur mërgimtarët vijnë. Por edhe atëherë, gjithnjë e më shpesh për shkak të problemeve me të cilat përballen këto vendbanime, pra infrastruktura e dobët ose mungesa e ujit në verë, shumë prej tyre rrallë vendosin të vijnë, kështu që shtëpitë mbeten të mbyllura.  /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ndriçimi e Higjena në Tetovë i jepen kompanisë sllovene, shkak borxhet e larta

    Lajmi i rradhës

    Mrekullia shëndetësore e vajit të arrave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë