Ndriçimi e Higjena në Tetovë i jepen kompanisë sllovene, shkak borxhet e larta

    Më së shumti për një muaj, higjiena komunale në Tetovë do të fillon të mirëmbahet nga një kompani sllovene, e cila ka fituar në shpalljen për partneritet publik privat me Ndërmarrjen komunale “Oaneum” që u shkëput nga NKP “Tetova” Tetovë, shkruan Alsat.

    E gjithë kjo është bërë me qëllim që mbeturinat dhe në përgjithësi higjiena komunale, të funksionojë si duhet dhe në qytet, sidomos gjatë verës, të mos kemi grumbullim të mbeturinave, thonë nga komuna e Tetovës.

    Deri tek shpallja për partneritet publik privat, ka ardhur si pasojë e borxheve të mëdha që ka akumuluar ndërmarrja, por edhe pamundësisë për ta mirëmbajtur qytetin.

    Kreu i këshillit të Komunës Besar Durmishi tha se me vendim të këshillit është ndarë Ndërmarrja Publike komunale, dhe dy sektorët, ndriçimin publik dhe higjienën komunale është dhënë në partneritet publik privat me qëllim krijimin e një ndërmarrjeje më efikase.

    “Pasi u bë shpallja publike, dhe përfunduan gjitha procedurat, ofertues më të volitshëm kishim kompaninë nga Sllovenia, që do nisin shumë shpejtë, pra është çështje javësh kur do nisin me grumbullimin e mbeturinave. E gjithë kjo bëhet me qëllim mënjanimin e shpenzimeve të panevojshme dhe të jetë më funksionale kjo. Ndërmarrja Sllovene do bëj  vetëm operativën pra menaxhimin e mbeturinave pra mbledhjen e tyre dhe bartjen në Rusino. Gjithëçka tjetër për reciklim apo dnërtim të ndonjë fabrike për reciklim mbetet çështje e tyre”, tha Besar Durmishi, Kryetar i këshillit komunal.

    Ndërmarrja Publike e cila vazhdon të jetë në gjendje të rëndë financiare si pasojë e borxhit të qytetarëve ndaj saj, e që arrin diku rreth 10 milion euro si dhe borxhit që ka vetë ndërmarrja, çështjen e ndarjes së ndërmarrjes por edhe ngritjen e çmimit për ujin dhe mbeturina  e shef si shpëtim të ndërmarrjes dhe menaxhim më të mirë në mirëmbajtjen edhe të higjienës por edhe të ujësjellësit.

    “Me rritjen e rrogës minimale, përqindjes prej dhjetë për qind tek rroga e stafit administrativ, rritja e derivateve siç e shohim ditëve të fundit çdo ditë rriten çmimet e derivateve dhe kjo na ve në situatë ku ne kemi rritje shpenzimesh ndërsa çmimi i shërbimit ngelet i njëjtë. Jemi në përgatitje e sipër edhe për rregullimin e çmimit të ujit në bashkëpunim me komisionin rregullator të energjetikës, sepse kjo bëhet një herë në katër vite, andaj me gjitha gjasa do ketë rritje”, thotë Lulzim Shaqiri, NPK “Tetova” Tetovë.

    Sipas informatave të Alsat brenda, kompania sllovene fillimisht do bëjë vetëm operativën me makinerinë ekzistuese që ka ndërmarrja, ndërsa më vonë, pritet edhe furnizimi i ndërmarrjes me makineri të reja, siç janë mjetet për mbledhje dhe bartje të mbeturinave. Koncesioni i partneritetit publik privat është dhënë për afat prej 15 vitesh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dhjetëra persona në Maqedoni vuajnë me sëmundjen e rrallë “Villson”

    Lajmi i rradhës

    Fshatrat e Strugës po zbrazen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë