Fuere: BE e tradhtoi Maqedoninë e Veriut

    Ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, ka folur në lidhje me vendimin e vendeve anëtare të BE-së, për të mos i dhënë datë Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim.

    Në një intervistë për TV21, Ervan Fuere tha se BE e tradhtoi Maqedoninë e Veriut. Sipas tij Marrëveshja e Prespës ishte një hap i madh për vendin por metodologjia që kërkonte Franca nuk duhet të ishte pengesë për zgjerimin e BE-së.

    Fuere u shpreh i bindur se po të mos ishte Makron dhe dëshira e tij për metodologjinë Maqedonia do t’i niste negociatat.

    “Po jam i bindur në të, sepse aq sa munda të kuptoj nga debate të ndryshme, po përgatitej që Këshilli Evropian dhe Unioni do të japin dritë të gjelbër për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por me parakushte të caktuara për Shqipërinë për shkak disa kushteve të paplotësuara”.
    “Vendimi francez ishte i papritur, që ishte befasia më e madhe sepse vetëm disa ditë para referendumit për marrëveshje, presidenti francez dha deklaratë pozitive dhe shumë të fortë, në të cilën tha se qytetarët ta pranojnë marrëveshjen sepse ardhmërinë e kanë në BE”, tha për TV21, Ervan Fuere.

    Lajmi Paraprak

    Problemi me mbeturinat në Tetovë nuk gjen zgjidhje

    Lajmi i rradhës

    Forumi i Prespës për Dialog: Kryediplomatët kërkojnë të mos lejohet nacionalizimi i politikës së zgjerimit të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë