Nga Kennedy tek Itzhak Rabin, liderët botërorë të vrarë me armë zjarri!

    Vdekja e Shinzo Abes, ish kryeministër japoneze, i qëlluar me armë zjarri gjatë një tubimi elektoral, tronditi mbarë botën. Japonia është zhytur në një trishtim e parehati të thellë, edhe pse ngjarje të tilla, janë të pazakonta në këtë vend ku legjislacioni i armëve është mjaft i fortë.

    Por gjetkë, ka një histori të gjatë vrasjesh të liderëve politikë. Në memorien kolektive, më e famshmja mbetet ajo e presidentit amerikan John Kennedy, i qëlluar për vdekje 22 nëntorin e vitit 1963 në Dallas, teksa udhëtonte me një limuzinë të hapur. Vëllai i tij Bob, vdes në të njëjtën mënyrë në 5 qershor 1968 në Los Angeles teksa festonte fitoren në zgjedhjet e mesit të mandatit.

    Në 1995-ën, në Tel Aviv një fanatik fetar hebre hapi zjarr ndaj kryeministrit izraelit Yitzhak Rabin në fundin e kremtimeve në mbështetje të marrëveshjes së Oslos, që Rabin kishte firmosur me me Yasser Arafatin. Në 2007-tën, vritet Benazir Bhutto, e cila kishte qenë gruaja e parë kryeministre e Pakistanit. Atentatori e qëlloi me plumb kur ajo po përshëndeste mbështetësit e saj, e më pas hodhi veten në erë pranë makinës politikanes, duke vrarë vec saj, edhe 25 persona të tjerë.

    Jo Cox, deputete laburiste ne Britaninë e Madhe, po bënte fushatë kundër Brexiti, kur u qëllua 15 herë me thikë dhe tre herë me pistoletë nga Thomas Mair, i lidhur me grupe neonaziste e supremaciste. Po në Angli, tetorin e vitit të kaluar ligjvënësi konservator David Mess u vra me 20 goditje thike nga një 26 vjecar, simpatizant i shtetit islamik.

    E bujshme dhe në Suedi në 1986-tën vrasja e kryeministrit Olof Palme, i qëlluar teksa ecte në rrugë me të shoqen, katër para referendumit për zëvëndesimin e koronës suedeze me euron. Bota nuk e harron as vrasjen me tre plumba të Mahatma Ghandit janarin e 1948-tës nga një fanatic hindu, e më pas, edhe atë të së bijës, Indira Ghandi në 1984, kryeministrja e parë e Indisë së pavarur.

    Një tjetër figurë e rendësishme e politikës amerikane, lideri afro-amerikan Malcom X, u qëllua për vdekje teksa merrte pjesë në një miting në Harlem në 1965-sën, një javë pasi familja e tij i kishte shpëtuar një atentati me dinamit. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Sa kohë mund të qëndrojnë ushqimet e gatshme në frigorifer?

    Lajmi i rradhës

    Naser Nuredini premton deponi të re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë