Fuere: Varheji duhet të jep dorëheqje

    Si mund të mbështesni “të gjitha shqetësime bullgare” dhe t’i bëni pjesë të procesit negociues, kur disa nga ato shqetësime janë kundër gjithë asaj që përkushtohet BE-ja, konsideron ish-eurodeputetit Ervan Fuere gjatë komentimit të komisarit evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varheji se “shqetësimet bullgare” do të jenë pjesë e procesit negociator të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

    “Plotësisht nuk ka logjikë… si mund të mbështesni “të gjitha shqetësimet bullgare” dhe t’i bëni pjesë e procesit negociator, kur disa nga ato shqetësime janë kundër tij dhe e gjithë asaj që përkushtohet Be-ja, derisa të tjerat janë në kundërshtim me paragjykimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Komisari duhet të turpërohet nga vetvetja”, thekson Fuere.

    Sipas tij, për shkak njoftimit të këtillë Varheji duhet të jep dorëheqje apo të detyrohet të jap dorëheqje.

    Komisari i Be-së Varheji dje në Tuiter njoftoi se “BE-ja ka pranuar të gjitha shqetësimet bullgare seriozisht” dhe se ato do të jenë pjesë e procesit negociator të vendit me BE-në.

    “BE-ja ka pranuar shqetësimet bullgare seriozisht dhe se ato tani do të jenë pjesë e procesit negociator. Tani është momenti për vendime të përgjegjshme. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së”, shkroi Varheji në tuiter. 

    Lajmi Paraprak

    Revolta për çmimet e karburanteve jep rezultat, Sllovenia heq dorë nga dy taksa

    Lajmi i rradhës

    Minimi i gurores në fshatin Dëbërcë, Komuna e Zhelinës hedh fajin te Ministria e Ekonomisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë