Minimi i gurores në fshatin Dëbërcë, Komuna e Zhelinës hedh fajin te Ministria e Ekonomisë

    Komuna e Zhelinës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me protestat e sotme në fshatin Dëbërcë, banorët e të cilit shprehën pakënaqësi në lidhje me minimin e pakontrolluar të gurores në këtë fshat.

    Nga Komuna e Zhelinës shfajësohen duke dhënë se koncesioni për operatorin ekonomik në fjalë, është dhënë në vitin 1998 nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, e cila sipas komunës, është edhe kompetente për dhënien e lejes.

    Nga Komuna e Zhelinës për Nistori gjithashtu thonë se do të jenë në krah të banorëve në lidhje me këtë problematikë, duke shtuar se do të kërkojnë nga qeveria që të merren masa adekuate.

    Sot, nga mediumet u njoftuam se disa qytetarë të Dëbërcës kanë protestuar në mënyrë paqësore në shenjë revolte ndaj koncesionerit gjegjësisht gurrëthyesit të stacionuar në hyrje të fshatit, e që rrjedhimisht pengon të mbjellat dhe dëmton ambientin jetësorë si pasojë e ndotjes së ajrit nga pluhuri i krijuar nga punimet. Të dashur bashkëqytetarë, fillimisht ju njoftojmë se koncesioni për operatorin ekonomik në fjalë, është dhënë në vitin 1998 nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, e cila është edhe kompetente për dhënien, kontrollin dhe përgjegjësitë e koncesionerëve dhe punës së tyre“.

    Komuna e Zhelinës për këtë problematikë të vjetër, gjithnjë ka paraqitur reagime deri në Qeveri që të merren masa adekuate në kuadër të kompetencave ligjore. Komuna e Zhelinës qëndron në krah të qytetarëve të vet, dhe me kujdes është duke ndjekur situatën. Së shpejti do të komunikojmë me inicuesit e protestës dhe formimin eventual të komisionit adekuat inspektimin e punës të kompanisë në fjalë si dhe të bëjë mapimin e zonës së lejuar të punimeve për të konstatuar edhe rregullshmërinë e kufijëve të punës“, thonë nga Komuna e Zhelinës.

    Ndryshe, sot banorët e fshatit Dëbërcë të Komunës së Zhelinës kanë protestuar tek urra e fshatit për shqetësimet që ua shkakton “gurorja” e cila kryen minime.

    Sipas banorëve fshati mbulohet me pluhur, madje ka plasaritje të mureve të shtëpive dhe shkollës fillore, zhurma e padurueshme dhe është ulur niveli i ujit të fshatit. Ata thonë se kompania në fjalë ka dërguar disa emra në polici, përkatësisht kompania ka dërguar ankesë në polici kundër banorëve që ankohen. Sa i përket deputetëve të kësaj zone, banorët akoma nuk i kanë lajmëruar për këtë shqetësim./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fuere: Varheji duhet të jep dorëheqje

    Lajmi i rradhës

    “Propozimi i Francës mund të pranohet nëse hiqet fjala protokoll”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë