GABIMI I ASK-së | Suspendohen dy punonjës për shkak të dhënies së shtetësisë së Onishçenkos

    Alsat jo zyrtarisht mëson se dy të punësuar në Agjencinë për Siguri Kombëtare janë suspenduar nga puna deri në zbardhjen e skandalit me shtetësinë e ukrainasit kontrovers, Oleksander Onishçenko.

    Suspendimi i tyre vjen pas referimit që kreu i kësaj agjencie, Viktor Dimovski bëri të premten në Kuvend para Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës.

    Nuk dihet pozicioni i tyre dhe as roli zyrtar në procedimin e kërkesës për shtetësi, por nga ajo që mësohet jo zyrtarisht është se suspendimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me mos konsultimin e partnerëve strategjik, përkatësisht NATO-s, si filtri më i lartë gjatë dhënies së mendimit pozitiv për shtetësi para se akti të përfundojë në duart e drejtorit dhe të dërgohet në Qeveri.

    Lajmi Paraprak

    ZGJERIMI I SHUMICËS PARLAMENTARE | Kovaçevski: Kushtet e ASh-së do të ishin normale

    Lajmi i rradhës

    Shqetësime për përdhosjen e shqipes te institucionet e RMV-së, por edhe te brezat e rinj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë