Gabimisht i hodhi benzinë veturës me naftë, tentoi ta përmirësonte gabimin duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha (Video)

    Në një pompë të derivateve në Gjermani, një burrë kishte mbushur veturën e tij me benzinë duke harruar që ajo është me naftë. E sikur kjo të mos mjaftonte, tentoi ta përmirësoj gabimin – duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha.

    Mori thithësen elektrike për pastrimin e veturave – e cila shpërtheu, e policia tani është vënë pas këtij burri, transmeton Telegrafi.

    Është një situatë shumë e rrezikshme që ka ndodhur në Viten në pjesën perëndimore të Gjermanisë, kurse policia në Bohum këtë incident e ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter.

    Sipas informatave të tyre, thithësja ka shpërthyer në pompën e derivateve. Por si ka ardhur deri te kjo? Shoferi i një Mercedesi të bardhë (i shoqëruar nga dy femra), ishte shfaqur në orët e vona në pompën e derivate në Viten për ta mbushur.

    Por nuk do ishte ndonjë gabim i madh kur në hodhi benzinë në rezervuar në vend të naftës, pasi gabime të tilla i ndodhin shumëkujt, por kjo nuk është e tëra.

    E duke u munduar që ta përmirësoj gabimin, mori thithësen dhe gypin e saj e futi në rezervua të derivateve. Më pas e kyçi në rrymë – duke menduar se mund ta heq benzinën.

    Disa momente më vonë thithësja shpërtheu, e një prej femrave ka pësuar djegie nga shpërthimi i fuqishëm. 

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve

    Lajmi i rradhës

    Vaksina kundër Covid-19, kush po udhëheq garën për imunitetin e tufës në Europë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë