Gabriel: Shkupi duhet t’i përmbushë detyrimet të cilat i ndërmori

    Qëndrimi i Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut është shumë i qartë – të përmbushen detyrimet e dakorduara dhe pranuara në korrik të vitit 2022, deklaroi zëvendëskryeministrja bullgare dhe shefe e diplomacisë, Maria Gabriel, shkruan AIM, përcjell Nistori.

    “Bullgaria do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e saj shumë qartë, për të kujtuar se ne qëndrojmë pas përmbushjes së të gjitha kushteve në lidhje me kompromisin e korrikut 2022, për të kundërshtuar qartë përpjekjet për informacione të rreme dhe dezinformata se Bullgaria ka kushte të reja, ndërsa në ndërkohë qartë të këmbëngulim në gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë”, tha Gabriel në përgjigje të një pyetjeje të deputetëve në Kuvendin Bullgar.

    Deputetët i porositi se Kuvendi Popullor i Bullgarisë mund të vazhdojë të jetë shumë i dobishëm, por nuk është kompetencë e asjë organi ligjvënës që të deklarohet për tema të tilla. 

    “Duam t’i tregojmë shumë qartë RMV-së se vetëm kur do t’i përmbushin detyrimet për të cilat vetë janë pajtuar se do t’i përmbushin, atëherë integrimet evropiane më nuk do të jenë ëndërr”, shtoi Gabriel. 

    E pyetur për një rezolutë të propozuar në Senatin amerikan për shpalljen e shtatorit si muaj të trashëgimisë maqedonase-amerikane në SHBA, ajo tha se MPJ e Bullgarisë do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Ajo informon se MPJ-ja bullgare ka marrë masa që në momentin e parë që ka marrë vesh për rezolutën e dorëzuar, ambasadori dhe konsulli i përgjithshëm në Uashington kanë biseduar tashmë me ekipin e senatorit që propozoi rezolutën. Gabriel tha se procedura në Senat ka filluar, por se do të bëjnë gjithçka që të mos miratohet.

    Në ndërkohë, guvernatorja e Miçigenit, Greçen Uitmer tashmë e shpalli shtatorin e këtij viti si muaj të trashëgimisë maqedonase – amerikane. Uitmer thotë se është me rëndësi të theksohet kontributi dhe ndikimi kulturor i maqedonasve amerikan. 

    “Shtatori ka rëndësi për maqedonasit amerikanë me afrimin e përvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, duke simbolizuar rrugën e vendit drejt sovranitetit dhe lidhjet e tij të qëndrueshme me bashkësinë maqedonase-amerikane”, thuhet në njoftimin e guvernatores.

    Në të theksohet se amerikanët me origjinë maqedonase kontribuojnë për kulturën amerikane përmes “biznesit, sportit, artit, politikës, mjekësisë, drejtësisë, kulturës, aftësive në kuzhinë dhe shumë sfera të tjera”.

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria jep detaje për bastisjen e mbrëmshme në klinikën e Onkologjisë

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: E mbështes aksionin në klinikën e Onkologjisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë