Mexhiti: E mbështes aksionin në klinikën e Onkologjisë

    Fatmir Mexhiti ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook rreth aksionit të djeshëm në Klinikën për Onkologji në Shkup.

    “Mbështetje të fortë për aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë. Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin” – ka shkruar Mexhiti

    Ndryshe policia dje kishte aksion që ka të bëjë me vjedhjet e barnave të shtrenjta që në vend t’u jepen pacientëve, janë shitur në tregun e zi.

    Lajmi Paraprak

    Gabriel: Shkupi duhet t’i përmbushë detyrimet të cilat i ndërmori

    Lajmi i rradhës

    Spitali klinik i Tetovës / Vazhdon problemi me ashensorët, pacientët detyrohen të ngjiten shkallëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë