Ganiu: BDI ua solli shqiptarëve belanë më të madhe, bixhozin

    Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryetarit të BDI-së i cili tha se kjo Qeveri nuk është legjitime për shkak se nuk është respektuar vullneti i shqiptarëve.

    “Pas shumë lutjesh ndaj VMRO-DPMNE për të hyrë në pushtet dhe çka është më e keqja pa asnjë kusht, pra veç me katër ministri e bile as pa postin e kryetarit të Parlamentit, Ali Ahmeti sot e akuzoi VLEN-in se paska gabuar që paska hyrë në pushtet. Paramendo njeriu që 22 vjet ka qenë në pushtet për të mbetë në po atë pushtet luti e luti, e i gëlltiti bile edhe keksat, e kur mbeti pa pushtet, tash akuzon VLEN-in se paska qenë në pushtet për 22 vite”, shprehet Ganiu.

    Ai shtoi se VLEN s’ka qenë asnjëherë në pushtet dhe fitoi votën absolute të shqiptarëve, ndërsa hyrja në qeveri ndodhi për t’i shpëtuar shqiptarët që ishin buzë greminës, ndërsa BDI ua solli shqiptarëve belanë më të madhe, bixhozin.

    “Ua sollët belanë më të madhe n’shpi të quajtur kumar, pra ju hapët familjeve shqiptare në secilin cep KAZINO që ju e familjet e juaja të pasuroheni. PO pra PO, ua morët bukën e gojës shumë fëmijëve duke i çu baballarët e tyre napër bastore në vend që t’ju krijoni vende pune. Thatë se bëtë investime, por investimi më madh i juaji është që dëbuat mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre për në gurbet, e fëmijët e juaj i kthyet nga gurbeti e i bëtë brenda natës milionera”, shprehet Ganiu.

    Lajmi Paraprak

    Franca mund të shkaktojë krizën e ardhshme të euros

    Lajmi i rradhës

    Venko Filipçe është lideri i ri i LSDM-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë