Pendarovski: Kontesti nuk do të zgjidhet për 24 orë edhe sikur të formohet qeveria politike në Bullgari

    Presidenti i Shtetit Stevo Pendarovski në emisionin e mbrëmshëm “360 gradë” foli edhe për çështjet e hapura mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. I pyetur se vallë mungesa e një qeverie politike në Bullgari është problemi i vetëm që kontesti nuk po zgjidhet, Pendarovski shprehet se ajo nuk është e saktë.

    “E dini që nuk është ashtu. E para nuk e dimë se kush do të jetë në qeverinë e re. Vet akti i formimit të qeverisë së re nuk garanton se do ta zgjidhim problemin për 24 orë. Nuk e dimë kush do të hyj në qeveri. Prej këtyre që janë pretendent që të hyjnë, madje edhe partitë e reja që u paraqitën kohëve të fundit mund të jenë pjesë, madje edhe të kryesojnë me Qeverinë, derisa qëndrimet e tyre janë të pandryshuara lidhur me deklaratën e votuar në parlamentin bullgar, për pozitat e qeverisë së tyre të mëparshme”, deklaroi Pendarovski.FacebookTwitterShare via EmailU qëllua nga ish-bashkëshorti teksa hante bukë, kjo është 23-vjeçarja që u vra në Fier

    Lajmi Paraprak

    Rama: Në Shqipëri refugjatët afganë mund të qëndrojnë sa të duan

    Lajmi i rradhës

    Këshilli penal i Gjykatës themelore Gostivar e hoqi paraburgimin 30 ditor të Kiçeec

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë