Ganiu: Jemi më BDI se Artan Grubi, nuk e lëshojmë partinë

    Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit / Fotografia: Nistori

    I ashtuquajturi Grupi i zjarrit apo fraksioni i BDI-së, thonë se nuk e kanë ndërmend të largohet ose të veprojnë si të pavarur.

    Visar Ganiu mohon se janë vetëpërjashtuar, ndërsa thotë se kjo është dëshirë e individëve të caktuar në partinë integristëve, por që nuk do t’ua plotësojë, meqë siç shton anëtarët e fraksionit janë më BDI se të tjerët.

    “Për asnjë moment ne nuk e lëshojmë BDI-në dhe ua bëj me dije atyre, siç është Artani, tani e shoh shumë aktiv edhe Bujarin kohën e fundit se ne jemi themelues të BDI-së dhe sa për informat po e përsëris, nuk e kam për lëvdatë, por jam kryetar i forumit të parë i BDI-së të Komunës së Çairit, derisa këta ministra ishin nëpër parti tjera domethënë, kryetar të forumeve rinore”, tha për TV21, Visar Ganiu.

    Disa ditë më parë Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur keqardhje të thellë për, siç thonë, vetëlargimin e disa anëtarëve të kryesisë Qendrore.

    Megjithatë zyrtarisht nga partia e Ahmetit nuk i kumtojnë emrat. Nga ana tjetër nga grupi i zjarrit thonë se nuk kanë asnjë njoftim për këtë gjë dhe se statuti nuk njeh vetpërjashtim anëtarësh.

    Lajmi Paraprak

    Pavarësisht stereotipeve, gratë në RMV më të përgjegjshme se burrat në trafik

    Lajmi i rradhës

    Rruga e Banjës në Tetovë vazhdon të jetë e rrezikshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë