Garancitë për Asociacionin – Vendimtare për të dalë nga qorrsokaku

    Për njohës të zhvillimeve në Ballkan, garancitë që i kërkon presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë të drejta dhe të domosdoshme.

    Por, njësoj, sipas tyre, janë edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova ta themelojë këtë asociacion.

    “Mënyra më e mirë për Kosovën që t’i marrë garancitë që i meriton, është t’u ofrojë serbëve të Kosovës garancitë që i meritojnë si qytetarë të Kosovës”, thotë Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

    Osmani, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës më 10 korrik, kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë garanci për sigurinë dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në këmbim të themelimit të Asociacionit.

    Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse qëndron prapa këtyre kërkesave, por zyrtarë të saj thanë se nuk do të deklarohen për këtë temë.

    Në një intervistë dhënë REL-it më 19 mars, kryeministri Albin Kurti tha se është “në një linjë” me presidenten Osmani sa i përket çështjes së Asociacionit. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Dy të tretat e nxënësve të shkollave të mesme në RMV janë regjistruar në shkollat profesionale

    Lajmi i rradhës

    Dibër, projekte për përmirësimin e infrastrukturës në fshatra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë