Stevo Pendarovski pranon raportin e KE-së nga David Geer

    Presidenti Stevo Pendarovski sot e pranoi shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend ambasadorin Dejvid Gir i cili e dorëzoj raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, përcjell Nistori.

    Presidenti Pendarovski, siç kumtoi zyra e tij, shprehu kënaqësinë që Komisioni Europian përsëri konstatoi përparim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në plotësimin e reformave të nevojshme edhe në raportin e riafirmoi përditshmërinë e shtetit për fillimin e negociatave për pranim në BE.

    Presidenti Pendarovski shprehu pritshmëritë për miratimin e kornizës negociuese nga ana e Këshillit të BE-së dhe përcaktimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në mes Bashkimit Europian dhe Maqedonisë së Veriut që e shënoi fillimin e negociatave të pranimit, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian.

    Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për vlerësime përfshirëse në raportin, që sipas presidentit Pendarovski paraqet fotografi objektive për gjendjen në shtet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Protestojnë banorët e pallatit në Durrës | U dëmtuan nga tërmeti, tani rrezikohen nga një ndërtim i ri

    Lajmi i rradhës

    ASH me më shumë ankesa | Parashtrohen 13 ankesa deri te KSHZ-ja për procesin e votimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë