Garcia: Ndryshimi i Kushtetutës, kusht për në BE!

    Ne e mbështesim Maqedoninë e Veriut në kërkesën dhe vendosmërinë e saj për të qenë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, thotë ambasadori spanjoll, Jose Luis Lozano Garcia.

    Ai për “Radio Evropa e Lirë” thotë se nuk përjashton mundësinë që në procesin e negociatave të hapen kërkesa të tjera nga shtetet e tjera anëtare, edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, nga të cilat varet mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

    “Në korrik të vitit 2022, u miratuan konkluzione bazuar në Marrëveshja e Miqësisë dhe kjo është pjesë e procesit. Dhe këtë proces mund ta them me kënaqësi se negociatat u hapën në korrik 2022. Që të vazhdojnë, është një kusht i qartë, që është ndryshimi i Kushtetutës dhe ka nevojë. A do të thotë kjo fundin e pengesave? Nuk dua të dërgoj një mesazh pesimist, përkundrazi.

    Ajo që po themi ne, si dhe instancat e tjera të BE-së, nga shtetet anëtare, është se kur jeni në proces, për të thirrur Konferencën e Dytë Ndërqeveritare, duhet të plotësoni atë kusht, pra të miratoni ndryshimet kushtetuese, dhe pastaj gjërat do të marrin një drejtim tjetër. Mund të ketë kushte dhe kërkesa të tjera nga vende të tjera, por në fund gjërat do të marrin një dimension dhe rëndësi tjetër. Çfarë do të thotë kjo? A do të jetë kjo pengesa e fundit? Mund të ketë edhe shumë pengesa të tjera”, thotë ambasadori i Spanjës në RMV. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Shkupi ndër 10 vendet më të ndotura në botë

    Lajmi i rradhës

    Digjitalizimi i universiteteve, lë për të dëshiruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë