Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent, shkruan REL.
Gardhi i porsalartësuar ishte ngritur fillimisht më 2015, mes një vale emigrantësh nga Lindja e Mesme, të cilët përpiqeshin të futeshin në Bashkimin Evropian.
Ky gardh është përfunduar në qershor, pasi Bjellorusia u akuzua për shtyrjen e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt kufijve të saj me BE-në, për t’i bërë trysni Brukselit për sanksionet e tij.
Vendet evropiane kanë ngritur barriera kufitare me gjatësi prej mbi 1.000 kilometrash gjatë 30 vjetëve të fundit, ndërsa shumica e këtyre gardheve janë ndërtuar që prej krizës me emigrantë më 2015.
Ndërtimi i kësaj barriere kufitare nisi më 2014, teksa ajo që u bë e njohur si kriza me emigrantë sapo kishte filluar. Ambasadori i Turqisë në Bullgari asokohe kritikoi gardhin dhe “mesazhin politik” që, sipas tij, e dërgonte ai.
Gardhi përbëhet prej dy barrierave me lartësi prej 6 metrash, mbi të cilat janë vendosur tela me gjemba. Një varg sensorësh të zhurmave dhe të lëvizjeve iu ndihmojnë qindra policëve, të cilët patrullojnë barrierën.
9. Një automjet i policisë hungareze duke patrulluar kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, i cili është fortifikuar nga një gardh i dytë, afër fshatit hungarez Gara, në marsin e vitit 2017.
Sipas një raporti të ri nga Statista, më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian tashmë kanë vendosur barriera kufitare.