Gardhet e reja kufitare të Europës

    Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent, shkruan REL.

    Të burgosurit hungarezë duke vendosur tela me gjemba mbi një gardh në kufirin me Serbinë, në Roszke, Hungari jugore, më 28 tetor. Gardhi i porsalartësuar ishte ngritur fillimisht më 2015, mes një vale emigrantësh nga Lindja e Mesme, të cilët përpiqeshin të futeshin në Bashkimin Evropian.
    1. Të burgosurit hungarezë duke vendosur tela me gjemba mbi një gardh në kufirin me Serbinë, në Roszke, Hungari jugore, më 28 tetor.

    Gardhi i porsalartësuar ishte ngritur fillimisht më 2015, mes një vale emigrantësh nga Lindja e Mesme, të cilët përpiqeshin të futeshin në Bashkimin Evropian.
    Një rojë kufitare polake duke patrulluar përgjatë një barriere të re masive, e cila është ndërtuar në kufirin e vendit me Bjellorusinë. Ky gardh është përfunduar në qershor, pasi Bjellorusia u akuzua për shtyrjen e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt kufijve të saj me BE-në, për t’i bërë trysni Brukselit për sanksionet e tij.
    2. Një rojë kufitare polake duke patrulluar përgjatë një barriere të re masive, e cila është ndërtuar në kufirin e vendit me Bjellorusinë.

    Ky gardh është përfunduar në qershor, pasi Bjellorusia u akuzua për shtyrjen e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt kufijve të saj me BE-në, për t’i bërë trysni Brukselit për sanksionet e tij.
    Gardhi kufitar 4-metërsh i Lituanisë me Bjellorusinë, i fotografuar në nëntorin e vitit 2021. Vendet evropiane kanë ngritur barriera kufitare me gjatësi prej mbi 1.000 kilometrash gjatë 30 vjetëve të fundit, ndërsa shumica e këtyre gardheve janë ndërtuar që prej krizës me emigrantë më 2015.
    3. Gardhi kufitar 4-metërsh i Lituanisë me Bjellorusinë, i fotografuar në nëntorin e vitit 2021.

    Vendet evropiane kanë ngritur barriera kufitare me gjatësi prej mbi 1.000 kilometrash gjatë 30 vjetëve të fundit, ndërsa shumica e këtyre gardheve janë ndërtuar që prej krizës me emigrantë më 2015.
    Policia kufitare bullgare duke patrulluar më 2 shtator, afër një gardhi në kufirin e vendit të saj me Turqinë. Ndërtimi i kësaj barriere kufitare nisi më 2014, teksa ajo që u bë e njohur si kriza me emigrantë sapo kishte filluar. Ambasadori i Turqisë në Bullgari asokohe kritikoi gardhin dhe “mesazhin politik” që, sipas tij, e dërgonte ai.
    4. Policia kufitare bullgare duke patrulluar më 2 shtator, afër një gardhi në kufirin e vendit të saj me Turqinë.

    Ndërtimi i kësaj barriere kufitare nisi më 2014, teksa ajo që u bë e njohur si kriza me emigrantë sapo kishte filluar. Ambasadori i Turqisë në Bullgari asokohe kritikoi gardhin dhe “mesazhin politik” që, sipas tij, e dërgonte ai.
    Kamerat e sigurisë dhe telat me gjemba mbi një gardh ku takohen kufijtë e Polonisë, Lituanisë dhe eksklavës së Rusisë, Kaliningradit. Fotografia është shkrepur nga Polonia, afër fshatit Zerdziny, në korrik.
    5. Kamerat e sigurisë dhe telat me gjemba mbi një gardh ku takohen kufijtë e Polonisë, Lituanisë dhe eksklavës së Rusisë, Kaliningradit. Fotografia është shkrepur nga Polonia, afër fshatit Zerdziny, në korrik.
    Ushtarët maqedonas duke patrulluar brenda gardheve me tela me gjemba, në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në korrikun e vitit 2019.
    6. Ushtarët maqedonas duke patrulluar brenda gardheve me tela me gjemba, në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në korrikun e vitit 2019.
    Punëtorët në Lituani duke instaluar shtyllat për një gardh kufitar me Rusinë, në qershorin e vitit 2017.
    7. Punëtorët në Lituani duke instaluar shtyllat për një gardh kufitar me Rusinë, në qershorin e vitit 2017.
    Gardhi kufitar që ndan territorin e vogël afrikanoverior të Spanjës, Ceuta, nga Maroku, i fotografuar në qershorin e vitit 2018. Gardhi përbëhet prej dy barrierave me lartësi prej 6 metrash, mbi të cilat janë vendosur tela me gjemba. Një varg sensorësh të zhurmave dhe të lëvizjeve iu ndihmojnë qindra policëve, të cilët patrullojnë barrierën.
    8. Gardhi kufitar që ndan territorin e vogël afrikanoverior të Spanjës, Ceuta, nga Maroku, i fotografuar në qershorin e vitit 2018.

    Gardhi përbëhet prej dy barrierave me lartësi prej 6 metrash, mbi të cilat janë vendosur tela me gjemba. Një varg sensorësh të zhurmave dhe të lëvizjeve iu ndihmojnë qindra policëve, të cilët patrullojnë barrierën.
    Një automjet i policisë hungareze duke patrulluar kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, i cili është fortifikuar nga një gardh i dytë, afër fshatit hungarez Gara, në marsin e vitit 2017. Sipas një raporti të ri nga Statista, më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian tashmë kanë vendosur barriera kufitare.

    9. Një automjet i policisë hungareze duke patrulluar kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, i cili është fortifikuar nga një gardh i dytë, afër fshatit hungarez Gara, në marsin e vitit 2017.

    Sipas një raporti të ri nga Statista, më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian tashmë kanë vendosur barriera kufitare.

    Lajmi Paraprak

    MMPT: Problemet e Tetovës vazhdojnë të jenë si më parë, Kasami nuk solli përmirësimin që meriton qyteti i dy universiteteve

    Lajmi i rradhës

    U veshën si Captain America, Spiderman e Thor – policët peruan sekuestruan 3.250 pako me kokainë dhe arrestuan katër persona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë