Garevski: Objektet e ndërtuara në RMV pas vitit 2014-të janë rezistente nga tërmetet

    Ndërtesat e ndërtuara në Maqedoninë e Veriut pas vitin 2014-të janë më të sigurta pasi që janë ndërtuar sipas dispozitave ë reja ligjore të cilat kërkojnë t’u përmbahen rregullave më rigoroze dhe janë të kontrolluara për rezistencë ndaj tërmeteve. Këtë e ka theksuar Mihail Garevski, drejtor i Institutit për Ndërtime Rezistente Sizmike dhe Ndryshime Klimatike (INRSN).

    Garevski në një deklaratë për “Faktor” thekson se prej vitit 2014-të, ndërtimet kontrollohen prej më shumë institucioneve të cilët janë të regjistruara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në mesin e të cilave dhe nga INRSN dhe institucione të ngjashme, të cilët e kontrollojnë sigurinë e ndërtimeve.

    Pas tërmetit shkatërrues të së hënës në Turqi dhe Siri, në të cilin ka mijëra të vdekur dhe të plagosur dhe po ashtu janë rrëzuar mijëra ndërtesa, qytetarët e vendit shqetësohen nëse në vendin tonë mund të ketë tërmete të kësaj fuqie dhe nëse ndërtesat e reja mund t’u rezistojnë tërmeteve të fuqishme.

    “Në Shkup dhe Maqedoni nuk mund të ndodh tërmet me magnitudë prej 7,8 shkallë. Magnituta më e lartë është regjistruar në Pehçevë-Berovë në vitin 1904 dhe ajo ka qenë mes 7,2 dhe 7,4 shkallë. Megjithatë, do të theksoja se në vendin tonë nuk pritet të ketë tërmet me fuqi si në Turqi”, thekson Garevski.

    Ai sqaron se tërmeti në Turqi nuk pritet që të shkaktojë tërmete në Maqedoninë e Veriut pasi që është shumë larg. Megjithatë, ai shton se është normale që valët që janë çliruar të shkaktojnë lëvizje të butë, të cilat do t’i regjistrojnë vetëm aparatet.

    “Gjatë magnitudës kaq të fuqishme të tërmetit, e cila është në afërsi të qyteteve, numri i të vdekurve mund të tejkalojë edhe 17.000, aq sa ka arritur gjatë tërmetit të fundit të fuqishëm në atë rajon. Turqia është njëra prej zonave të prekura bashkë me SHBA-në, Japoninë, Kilin dhe Indonezinë, megjithatë, ky është një prej tërmeteve më të fuqishme, i dyti sipas fuqisë në këtë vend. Më i fuqishmi ka qenë  në vitin 1939 dhe asokohe kanë humbur jetën 17.000 persona. Në afërsi të Izmirit gjithashtu kishte tërmet të fuqishëm në vitin 1999, kur magnituda ishte 7,4 shkallë. Atë kohë dy herë i kemi vizituar rajonet dhe me sytë tanë i pamë dëmet shumë të mëdha. Atëherë ishte shumë rrënoja, ndërtesa të rrënuara, por edhe përskaj fuqisë së tërmetit kishte ndërtim ilegal, armatorë jopërkatëse dhe materiale ndërtimore jopërkatëse”, sqaron Garevski.

    Ai për “Faktor” shton se pas vitin 1999 janë miratuar dispozita më rigoroze për ndërtim në Turqi, por edhe kontrolle. Megjithatë, ai sqaron se edhe më tej ka shumë ndërtesa të cilët janë ndërtuar përpara ndryshimeve ligjore, gjegjësisht para vitit 1999, të cilat janë të prekshme gjatë këtyre tërmeteve të fuqishme, pasi mënyrat e ndërtimit paraprakisht kanë qenë shuë “joserioze”.

    “Në periudhën e ardhshme pritet të ketë tërmete. Pasgoditjet do të vazhdojnë në 2-3 muajt e ardhshëm, madje ndoshta mund të zgjasin edhe 5-6 muaj. Megjithatë, pas goditjes kryesore, nuk pritet goditje e re aq e fuqishme, ose në afërsi të tij. Tanimë kishte disa më të fuqishëm, në këtë situatë, është e pritshme që një periudhë të caktuar të ketë tërmete me magnitudë prej rreth 4 shkallë, pastaj rreth 3, pastaj 2, por mundet prapë që të rritet magnituda dhe të ketë tërmete me fuqi rreth 5 gradë dhe pastaj prap të ulet dhe ngadalë-ngadalë të ndërpriten”, sqaron Garevski.

    Lajmi Paraprak

    Si ka degraduar ligjbërja në Kuvendin e Shqipërisë

    Lajmi i rradhës

    Një mësues në Tetovë ka sulmuar fizikisht nxënësin e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë