Një mësues në Tetovë ka sulmuar fizikisht nxënësin e tij

    Një mësues 43-vjeçar nga një shkollë e mesme në Tetovë ka marrë kallëzim penal për incidentin e ndodhur në dhjetor kur mësuesi ishte denoncuar në polici për sulm ndaj një nxënësi.

    Sipas informacioneve, mësuesi 43-vjeçar ka sulmuar fizikisht nxënësin gjatë orës së mësimit.

    Në njoftimin e MPB-së thuhet “SPB Tetovë ka paraqitur padi penale kundër D.J.(43) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale “maltretim në kryerjen e shërbimit“. Më datë 13.12.2022, në një shkollë të mesme në Tetovë, i akuzuari duke mbajtur mësim, ka sulmuar fizikisht një nxënës”.

    Ky nuk është rasti i parë që një mësues ballafaqohet fizikisht me një nxënës dhe atë në një periudhë vetëm disa mujore.

    Paraprakisht në nëntor, policia e kishte privuar nga liria B.Sh.(44) nga fshati Nerashtë i Tetovës, pas raportimit se kishte sulmuar fizikisht një nxënës. Babai 39-vjeçar nga fshati Përshovcë i Tetovës raportoi se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga i akuzuari, i cili ishte mësues i tij, më 11.11.2022 rreth orës 10:30 derisa ishte në shkollë.

    Në tetor, Sektori për Punë të Brendshme Dibër paraqiti kallëzim penal kundër një mësuesi nga fshati Broshticë, Komuna e Qendër Zhupës, i cili kishte sulmuar fizikisht një nxënës.

    Ndaj S.M. (62) nga fshati Broshticë, komuna Qendër Zhupë është bërë kallëzim penal, i cili më 17 tetor në ora 08:50 në objektin e shkollës fillore ku ishte mësimdhënës ka sulmuar fizikisht një nxënës, e ka frikësuar dhe ofenduar.

    Lajmi Paraprak

    Garevski: Objektet e ndërtuara në RMV pas vitit 2014-të janë rezistente nga tërmetet

    Lajmi i rradhës

    Gjinekologët në RMV: Ka përqindje të lartë të të sëmurëve nga kanceri i mitrës, të futet HPV-skriningu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë