Gashi: aktivistët e VV-së në RMV dëshirojnë që Kurti ta ndihmojë ndryshimin te shqiptarët

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi për TV24 tha se gjatë kësaj jave Lidhja Europiane për Ndryshim (LEN) do ta prezantojë kandidatin për president. Gashi foli edhe për çështjen nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përzihet në politikën e RMV. Ai tha se Kurti gëzon respekt në vendin tonë dhe aktivistët e Vetëvendosjes në RMV dëshirojnë të ndihmojnë ndryshimin te shqiptarët, përcjell Nistori.

    “I nderuari Albin Kurti, ai është kryeministër i Kosovës, dhe është normale që ai është i kujdesshëm që të mos cilësohet ky intereferim si përzierje në punët e brendshme. Për këtë shkak përkrahja do të jetë më së shumti prej përkrahësve, aktivistët e Albin Kurtit në Maqedoni. Pra, kjo nuk është diçka që vjen nga atje. Te shqiptarët në Maqedoni ai gëzon respekt të madh, një nga ata i cili tani më është anëtar i Vetëvendosjes është zotëri Bekim Qoku, dhe normalisht me atë që ai është me ne është i qartë mesazhi se zotri Kurti dëshiron të ndihmojë për këtë ndryshim tek shqiptarët, këtë e kërkojnë aktivistët e tij të cilët janë nga këtu, ata dëshirojnë që Kurti të ndihmojë në këtë ndryshim”, theksoi Gashi.

    Për përzierjen pothuajse të Kurtit në Maqedoni, ditë më parë reagoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të sundojë edhe në Maqedoninë e Veriut. Këtë e tha në një prononcim për mediet serbe ne Nju Jork, duke shtuar se synimi i kryeministrit i Kurtit është që ta mposht BDI-në dhe pas zgjedhjeve parlamentare të jetë pjesë e qeverisë në vend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Anëtarësimi i Serbisë në BE s’duhet të kushtëzohet me Kosovën”

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria pranon letërnjoftimet me emrin e vjetër “RM”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë