VËSHTIRË NË TREGJET ALTERNATIVE, SHKAK SANKSIONET E RUSISË!

    Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, sanksioneve kundër Rusisë, si dhe ndalesa e Moskës për importin e disa vendeve e cila hyri në fuqi në fund të 2022, bënë që produktet bujqësore si mollët, pjeshkat, e sidomos qershitë në Maqedoninë e Veriut të jenë viktimat më të mëdha. Trajan Dimovski nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Menaxhimit të Ujërave thotë se për në tregun rus nga Maqedonia e Veriut në një vit eksportohen nga 15 deri në 20 mijë ton mollë konsumi e që është 50% i totalit të eksportit, 60% të pjeshkës, ndërsa eksporti i qershisë në total shkon në Rusi.

    “Vendi çdo vit në tregun rus eksporton rreth 15.000-20.000 ton mollë konsumi ose 50% të eksportit të përgjithshëm. Më pas është pjeshka nga e cila 60% e eksportit shkon për në Rusi, e më e keqja është për qershinë e cila 100% të eksportit e bënë në tregun rus. Shpresojmë që ndalesa të hiqet sa më shpejt pasi vështirë është të gjinden tregje alternative për të tre këto kultura”, tha Dimovski.

    Në konferencën për media ai tha se edhe pse ndalimi i eksportit është një “periudhë e vdekur” ai më shumë i prek mollët.

    “Shpresojmë që deri në pranverë gjërat mund të zgjidhen, pasi do të jetë shumë keq për ne nëse pjeshka mbetet nën ndalimin e eksportit. Është shumë e vështirë të gjesh një treg alternativ për pjeshkën, për shkak që konkurrenca nga Greqia është shumë e madhe pasi ata kanë variante të ndryshme të prodhimit. Nga 8.000-12.000 pjeshkë e prodhuar në vend, 5.000-6.000 ton shkojnë në tregun rus, prandaj nëse situata do të zgjidhet deri në maj nuk do të ketë probleme. Sa i përket eksportit të mollëve, fermerët të cilët disa vite më parë e kuptuan mesazhin se do të jetë e vështirë për tu futur në tregjet e reja evropiane, kanë ndryshuar asortimentin e tyre dhe tashmë transportojnë edhe në tregje të tjera. Ajdared nuk kalon gjithkund, mund të kalojë vetëm në vendet arabe, në lindje, në tregun rus, e pikërisht ky lloj i mollëve zë 80% të asortimentit tonë, i cili me shumë mundësi do të shkojë në përpunim pasi kjo është mundësia e vetme për eksportin e tyre, por me një çmim më të ulët. Për momentin molla industriale është 5 denarë për kilogram, ndërsa e konsumit nga 8 deri në 10 denarë”, shpjegoi Dimovski duke shtuar se për momentin fermerët po luten që mollët t’i japin në industri.

    Sipas tij vitet e kaluara 50% e prodhimit ka përfunduar nëpër objektet e përpunimit, gjë që siç thotë ai për ekonominë është e papranueshme dhe e pajustifikueshme.

    “Këtë vit do të shohim sesi do të jetë. Ka industri për çdo prodhim, por deri në 20%. Kjo është arsyeja për masa për të mbështetur një pjesë të mirë të prodhimeve të mollëve me tre denarë për kilogram, e cila do të mbulon tërë korrjen nga 15 shtatori deri më 15 maj 2023, kur sasitë do tu dorëzohen blerësve vendas”, tha Dimovski.

    Ai njoftoi se një ndalim i tillë për pjeshkën nga pala ruse ka ekzistuar edhe tre vjet më parë, prandaj ka shpresë që njëjtë sikurse atëherë edhe këtë vit ndalesa të hiqet para korrjes. Si përfundim ai ceku se edhe 8% e prodhimit të lakrës nga Maqedonia e Veriut eksportohet për në Rusi, dhe 2% për në Ukrainë por që sipas Dimovskit kjo është një sasi e parëndësishme. /koha/

    Lajmi Paraprak

    IShT Maqedoni: Kujdes gjatë blerjeve online!

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Alternativa nuk është gur i vogël dhe nuk është lehtë për ta thyer

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë