Gashi: BDI-ja ka metastazuar në biznes e në kazino, është momenti që të mposhtet

    Kryetari i Alternativës Afrim Gashi thotë se BDI-ja në këto 20 vite pushtet ka metastazuar jo vetëm në sistem, por edhe në biznes dhe kazino, prandaj është momenti që të mposhtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “BDI ka metastazuar thellë në sistem, në gjyqësor, në biznes, në kazino. Nëse në vitin 2016 ishte e rëndësishme të mposhtet Gruevski, tani është e rëndësishme që të mposhtet BDI. Ky është momentumi për një histori të re dhe një perspektivë të re për qytetarët tanë”, tha Gashi.

    Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, ai beson se si bllok opozitar tani janë më të bashkuar se kurrë, siç tha ai, janë të sinkronizuar mirë dhe i kanë kapërcyer kotësitë. Ata janë koalicion jo vetëm deri në 8 maj, por për të zbatuar politika afatgjate dhe për këtë arsye punojnë intensivisht për programet.

    I pyetur për koalicion pas zgjedhjeve me partitë nga blloku politik maqedonas, ai tha se është e rëndësishme që ta pranojnë programin e tyre në të cilin prioritet janë integrimi në BE dhe koncepti i ri i arsimit.

    “Ne do të bisedojmë me ato parti që do të jenë konsekuente dhe do të pranojnë të zbatojnë programin tonë. Nëse nuk pajtohemi me partitë politike që do të kenë mandat politik, nuk kemi çfarë të kërkojmë në atë qeveri vetëm për pushtet”, tha kreu i Alternativës.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon saga e polemikave ndërmjet dy grupeve të Aleancës për Shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Shkupi, magnet turistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë