Vazhdon saga e polemikave ndërmjet dy grupeve të Aleancës për Shqiptarët

    Azir Aliu nga radhët ASh-së, krahu i Taravarit, në konferencën e sotme për shtyp tha se kongresi i jashtëzakonshëm që do të mbahet të dielën nga krahu i Selës në ASh është i jashtëligjshëm. Aliu tha se sipas statutit, kongresi mund të thirret vetëm me kërkesë të kryetarit të partisë ose me kërkesë të 2/3 të përbërjes së Kuvendit të partisë. Aliu thotë se kanë dëshmi që krahu i Selës në ASh ka bërë falsifikime dhe uzurpime të identitetit të kuvendarëve.

    Avokati Abidin Abduli, i cili sot ishte i pranishëm në konferencën për shtyp nga krahu i Taravarit në ASh tha se kanë shqyrtuar lëndën në Gjykatën Themelore të Tetovës dhe se sipas tyre, rezulton se kuvendi i mbajtur më 10 shkurt nga krahu i Ziadin Selës në ASh, del që është jolegjitim dhe i falsifikuar. Abduli tha se mbledhja e kuvendit nga Sela ka edhe elemente për vepra penale.

    “Në proces verbalin e Kongresit që është mbajtur më 27 mars 2022, nga kuvendarët e zgjedhur në atë Kongres, pastaj nga kuvendarët e zgjedhur më 17 shtator 2022 dhe me 21 janar të vitit 2023, rezulton se shumica e kuvendarëve të regjistruar nuk kanë marrë pjesë në atë Kuvend. Unë para jush kam deklaratat të dhëna në noter, nga 70 kuvendarë të regjistruar, të cilët deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin e mbajtur me 10 shkurt të këtij viti i thirrur nga kryetari i Kuvendit”, tha mes tjerash Abduli.

    Komunikata e plotë e Aleancës për Shqiptarët (krahu u Ziadin Selës) për Nistorin:

    Sot ishim dëshmitarë edhe të një absurdi të llojit të vetë. Dy ish funksionar qeveritar dhe një anëtar i larguar, asnjëri prej tyre funksionar partiak e as kuvendar, tentuan të kontestojë të drejtën statutare të veprimit të Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Kuvendit dhe gjithë anëtarëve dhe zyrtarëve të zgjedhur nga organet legjitime të partisë. Gjithçka që thanë është e pavërtetë dhe tentim për manipulim.

    E para, Kuvendin e thëret Kryetari i Kuvendit, ndërsa sa për konsultim me kryetarin e partisë, e kemi pritur dy muaj të thëret Kryesinë, e kemi pritur me javë për takim, por paraprakisht edhe jemi konsultuar. Jolegjitim dhe ilegat është tubimi i thirur në Kumanovë ku nuk pati as ftesë, as procesverbal, as vulë, as firmë, as edhe një procedurë statutare. Sa i takon Kongresit, atë e thëret Kryetari i partisë, ose 2/3 e kuvendarëve. Kongresin e thirrën 2/3 e kuvendarëve të pranishëm në Kuvendin e vetëm legal të thirur nga kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela.

    Për falsifikime të nënshkrimeve dhe kuvendarëve është dëshmitarë i gjithë opinioni, nëpërmjet dëshmive të vetë kuvendarëve të cilët edhe publikisht dolën dhe treguan se nënshkrimi i tyre është keqpërdorur në Kumanovë nga njerëz të paautorizuar. E kjo, po që paraqet vepër penale.

    Sa për të ashtuquajturin Kongres të cilin e kanë thirur, dje për sot, ka një sërë shkeljesh. Në radhë të parë nuk janë ftuar delegatët e Kongresit, as zyrtarët më të lartë, as deputetët, as shumica e delegatëve, që tregon se po përgaditet falsifikimi i radhës. Përveç kësaj, në nenin 28 të Statutit thuhet se me punimet e Kongresit, deri në momentin e zgjedhjes së kryesisë së punës, udhëheq Sekretari i përgjithshëm. Kush do ta hapë dhe udhëheq të ashtuquajturin Kongres që do të mbahet sot?

    Duam të njoftojmë mbarë opinionin, anëtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe delegatët e Kongresit, se mbledhja e sotme është jolegjitime dhe jolegale.

    Kongresi i vetëm legal mbahet të dielën, më 18 shkurt, me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit në Shkup. Çdo thirje tjetër është shkelje statutare dhe mbledhje joligjore.

    Lajmi Paraprak

    Rritet çmimi i benzinës në RMV

    Lajmi i rradhës

    Gashi: BDI-ja ka metastazuar në biznes e në kazino, është momenti që të mposhtet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë