Gashi: Beteja më patriotike është ndalimi i migrimit

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, agjendën e tij të takimeve ditë më parë e vazhdoi në Kumanovë, ku u mirëprit nga aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, njofton Nistori.

    Në fjalën e tij para banorëve të Kumanovës, Gashi kërkoi mbështetje për koalicionin, duke theksuar se 17 tetori është dita e ndryshimit të rrethanave politike në vend.

    “Në katër vitet e ardhme koalicioni ynë në këshillin e Kumanovës do të duhet të bëjë një betejë të pakompromistë për ta përmirësuar migrimin dhe arsimin. Migrimin mund ta ndalim duke e përmirësuar gjendjen ekonomike në vend. Beteja më patriotike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është që ta ndalim migrimin. Pas 17 tetorit do të fillon ndryshimi i madh i skenës politike në vend”, ka deklaruar Gashi.

    Ai më tej shtoi se nëse më 17 tetor koalicioni e fiton shumicën e komunave, kjo qeveri nuk mund të qëndrojë në këmbë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Më mirë për Tetovën”: T’i ndalim ndërtimet e pakontrolluara, hapësirat e vjedhura t’ua kthejmë qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Çmimet rriten, paga mbetet e njëjtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë