“Më mirë për Tetovën”: T’i ndalim ndërtimet e pakontrolluara, hapësirat e vjedhura t’ua kthejmë qytetarëve

    Nisma “Më mirë për Tetovën” në një paraqitje publike deklarojnë se shumë lagje në qytetin e Tetovës mjedisi dhe hapësira janë në gjendje të mjerueshme dhe se tetovarët nuk e meritojnë një qytet ku nuk ka gjelbërim, vende për aktivitete rekreimi, përcjell Nistori.

    “Në Tetovë, në shumë lagje tona, hapësirat publike janë lënë pas dore, pa gjelbrim, pa parqe e kënde të lojrave për fëmijë dhe as vende për aktivitete sportive. Këto hapësira neve na janë vjedhur, duhet t’ua kthejmë prap qytetarëve. T’i ndalim ndërtimet e pakontrolkuara në mëhallat tona. Katrahura urbanistike po shpërndahet si metastazë çdo ditë e më shumë. Tetovarët meritojnë të kenë jetë të dinjitetshme”, thonë nga nisma.

    Nisma këto zgjedhje lokale garon vetëm me listën e këshilltarëve nën numrin votues 93. Bartës liste është Hamdi Sulemani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Teuta Arifi i lë punëtorët pa rroga për më shumë se dy muaj!

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Beteja më patriotike është ndalimi i migrimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë