Gashi dhe Kurti, flasin për zbatimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore

    Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

    Fillimisht, dy liderët zhvilluan një takim tête-à-tête, i cili më pas u pasua nga një takim bilateral ndërmjet delegacioneve të të dy vendeve.

    Gjatë takimit bilateral, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet dy parlamenteve.

    Një nga temat kyçe të diskutimit ishte mbështetja e Kosovës nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në forume dhe takime ndërkombëtare ku Kosova nuk është e pranishme ose e përfaqësuar.

    Sipas njoftimit, Kurti theksoi domosdoshmërinë e ratifikimit në kohë të të gjitha marrëveshjeve bilaterale, përfshirë edhe ato që rrjedhin nga Procesi i Berlinit.

    U diskutua gjithashtu rëndësia e protokollit dhe dy memorandumeve të mirëkuptimit, të nënshkruara nga të dy qeveritë gjatë mbledhjes së përbashkët më 18 nëntor në Prishtinë.

    Kryeministri vuri theksin te zbatimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore që lidhin të dy vendet dhe rëndësia e intensifikimit të punës për realizimin e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Rrahje mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë

    Lajmi i rradhës

    “Dhoma gazi për shqiptarët”, tifozët e Pelisterit me gjuhë të urrejtjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë