Opozita maqedonase është e bindur se në zgjedhjet e parakohshme do të marrë pushtetin

    Përplasjet politike mes opozitës dhe opozitës mbeten në pikën e njëjtë.

    Deri sa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, pushteti thotë se është kohë për t’u fokusuar në zbatimin e reformave euro-integruese.

    “Anketat qartë tregojnë se LSDM do të përjetojë katastrofë në zgjedhjet e ardhshme. Ky do të jetë rezultat i qeverisjes së tyre katastrofale. Anketat tregojnë se Qeveria dhe kryeministri nuk kanë asnjë mbështetje. Prandaj ikin nga përballja me popullin dhe tentojnë që të qëndrojnë edhe ndonjë ditë më shumë në këtë Qeveri për ndonjë tender më shumë”, tha VMRO-DPMNE.

    Përfaqësuesit e pushtetit janë fokusuar në procesin eurointegrues të vendit, mbikëqyrjen nga BE-ja dhe diskutimin e gjerë me të gjithë aktorët politik në vend, thonë nga LSDM-ja

    “Thamë disa herë se tani nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tani është koha që shteti të shkojë përpara, ta kalojë të gjithë këtë proces, t’i hap kapitujt me BE-në, me qëllim që shteti sa më shumë të jetë e mundur të ec përpara dhe të jetë në interes të qytetarëve dhe rrugës evropiane”, u shpreh Darko Kaevski, LSDM.

    Aktualisht VMRO-DPMNE po zhvillon konsultime me ekspertët lidhur me iniciativën për mbajtjen e referendumit.

    Referendumi i referohet propozimit francez, respektivisht përfshirjes së dialogut me Bullgarinë në kornizën negociuese mes Maqedonisë së Veriut me BE-në. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zejtarët e Çarshisë së Tetovës: Ardhja e mërgimtarëve aspak e frytshme sikurse vitet tjera

    Lajmi i rradhës

    KONFLIKTI RUSKOSKA – MUAREMI | Pritet të marrë formën e shkresës zyrtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë