Gashi i quan tendencioze interpretimet e opinionit publik për rishqyrtimin e rasteve të montuara politike

    “Kurrë Afrim Gashi nuk krijon shpresa të rreme. Para se ta flas në momentin e parë kur kam fol për këtë çështje, kam qenë me letër në dorë të nënshkruar prej Zoran Zaevit dhe Afrim Gashit dhe kam thënë kjo është marrëveshja”, kështu u shpreh lideri i Alternativës, Afrim Gashi në ClickPlus teksa u pyet se deri ku është premtimi i tij për bashkëqeverisje me LSDM-së për rishqyrtim të rasteve gjyqësore të montuara.

    Gashi i quan tendencioze edhe interpretimet e publikut dhe gazetarëve për këtë marrëveshje.

    “Se si e lexojnë njerëzit, si dëshirojnë ta interpretojnë njerëzit dhe si e interpretuat ju (gazetarit) tash, është tejet tendencioze”, tha Gashi duke thënë se “me këtë marrëveshje po tentohet të interpretohet se AAA ka krijuar shpresa të rreme”.

    Gashi: Kurrë nuk kam thënë se nuk hyj në Qeveri me BDI-në

    Gashi është pyetur edhe për koalicionimin me BDI-në, parti të cilën dikur e kritikonin si opozitë.

    Megjithatë, Gashi mohon se ndonjëherë ka thënë se kurrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në.

    “Kurrë s’kam thënë diçka të atillë se nuk bëhet kështu, nuk bëhet ashtu, kurrë me këta, kurrë me ata”, tha Gashi.

    Më mirë me Selën në opozitë apo me Ahmetin në Qeveri?

    Se a është më mirë të jeshë bashkë me Ziadin Selën, kreun e ASh-së në opozitë, apo me Ali Ahmetin, kreun e BDI-në në Qeveri, Gashi deklaroi se, në fillim tha se kjo pyetje “nuk ka përgjigje politike dhe se ai qenë bashkë me dikë”.

    Por kur u pyet se koalicioni me ASh-në çfarë nënkupton, ai me përgjigje:

    “Por koalicioni qeveritar është edhe tash, edhe në opozitë kur kemi qenë. Secila parti e ka parë para se gjithash punën e vet dhe pastaj edhe arsyet se pse kemi qenë në koalicion. Edhe sot, kur jemi pjesë e Qeverisë, për disa punë mund të shtyjmë punët bashkë, por për shumë punë të rëndësishme ne e shohim interesin e Alternativës dhe mundohemi ta dëshmojmë veten si parti që funksionon ndryshe”, tha Gashi.

    Gashit i reagon nga burgu i dënuari në rastin “Alfa

    Pas deklaratës së dhënë për rastet e montuara gjyqësore, liderit të Alternativës,  i ka reaguar edhe i dënuari me burg në rastin “Alfa”, Agim Islami.

    Duke shpërndarë videon e TV21 nga deklarata e Gashit, Islami në profilin e tij në Facebook porositi se nëse AAA se kushtëzoni dot Qeverinë, mos të përdorë rastin “Alfa” për përfitime politike.

    Reagimi i plotë i Agim Islamit:

    Veç mos na përdorni rastin për përfitime politike ju lutem! Në qoftë se nuk mundeni ta kushtëzoni Qeverinë për t’u liruar njëra të pafajshëm, atëherë unë nuk e dij pse e përmendi rastin tonë! Oo zotëri, thuaj unë ta… Qeverinë si mos t’i plotëson kërkesat tona. Kjo vlen për të gjitha partitë shqiptare në Qeveri. Tregojeni veten njëherë se jeni për popull në Qeveri, se jeni për drejtësi. Nuk dua mëshirë, as falje se jam i pafajshëm. Duam drejtësi!

    Levica kurrë s’mund të bashkëpunojë me Alternativën

    “Një parti politike e cila është kundër NATO-s, kundër njohjes së Kosovës kurrë s’mundet me bashkëpunu me Alternativën”, tha Gashi 

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Shkupi pret pasoja energjetike nga kriza në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë