Osmani: Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në “Program 200”, ka thënë se kjo krizë na gjenë në një situatë krejt ndryshe, anëtarsimi në NATO na bënë të jemi ndryshe.

    Sipas Osmanit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, nuk duhet të frikësohen, derisa ka radhitur cilat mund të jenë implikimet.

    “Tani që jemi anëtarë të NATO-së, Shkupi dhe Washingtoni, jemi në një ombrellë të sigurisë, derisa sa i përket implikimeve ekonomike mund të ketë ndonjë implikim si gazë e naftë, por jo në ato ushqimore”, tha Osmani.

    “Implikimet radikale mund të jenë nga një valë refugjatësh, këto janë analiza teorike që ne kemi qenë të detyruar t’i bëjmë”, tha tutje ai.

    Osmani mes tjerash tha se edhe Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

    Ai thekson se këtij konflikti është dashur t’i frikësohemi para dy viteve pasi skemi qenë pjesë e NATOS,  gjithashtu thekson se në rast konflikti në Evropë do të kemi implikime në gazë dhe naftë si dhe rritje të çmimeve.

    “Konflikti Rusi-Ukrainë do të ndikojë në implikimin e gazit dhe naftës si dhe në Evropë do të ketë rritje te çmimeve. Gjithashtu dua të shtojë se edhe ne si vend jemi pjesë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe jemi 100% kalojmë në harmonizim me Bashkimin Evropian”, tha Osmani. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “KËSHTU E KA PRIVATI”

    Lajmi i rradhës

    Gashi i quan tendencioze interpretimet e opinionit publik për rishqyrtimin e rasteve të montuara politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë