Gashi: Jam i vetmi kryetar që u kërkoj llogari ministrave nga radhët e Alternativës

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në “Rruga Drejt”, ka thënë se nuk ka ndonjë arsye që e bënë të dyshojë se ndonjë deputet nuk është i kënaqur me punën që janë duke e bërë si parti.

    Ai ka thënë se Alternativa nuk është parti diktatorial dhe se ai nuk është diktatori, derisa ka theksuar se nuk ka asnjë njeri në kontroll.

    “Alternativa nuk është parti diktatoriale, unë nuk jam diktator, nuk kam asnjë njeri në kontroll. Mendoj që deputetët e Alternativës janë konform vendimeve të partisë dhe jemi aty për të implementuar politikat e tona. Nuk ka ndonjë arsye apo shqetësim që më bënë të dyshojë se ndonjë deputet nuk është i kënaqur me punën që jemi duke e bërë si parti”, tha Gashi.

    Çka bënë ministri i Diasporës nga radhët e Alternativës?

    Gashi, është pyetur se çka bënë ministri i Diasporës, Xhemajl Çupi, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë komunikatë nga Qeveria për punën dhe aktivitetin e këtij ministri.

    “Nëse nuk e keni parë punën e ministrit është për keqardhje, puna e tij është publike. Ai është një prej ministrave me aktiv, dhe për herë të parë në Maqedoni është sjellë strategji për punën e qeverisë për Diasporën dhe kjo është falë ministrit tonë…”, ka thënë Gashi, ani pse, nuk ka pas ndonjë aktivitet ose komunikatë për media sa i përket punës që bënë ky ministër.

    “Unë jam kryetari i parë që i viziton edhe kërkon llogari nga ministrat dhe drejtorët”

    I pari i Alternativës, ka treguar se është shumë i përkushtuar sa i përket llogaridhënies nga ministrat dhe drejtorët e partisë së tij. Ai ka thënë se përveç që i thërret ata në zyrën e tij, edhe u shkon në zyre.

    “Kemi kontakte të vazhdueshme, përveç që i thërras në zyrën time edhe u shkojë në zyre. Unë jam kryetari i parë ndoshta që i viziton edhe kërkon llogari e diskuton me ministrat dhe drejtorët për punën që janë duke e bërë”, deklaroi Gashi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ulet numri i kopeve të dhenve në rajonin e Dibrës

    Lajmi i rradhës

    Vazhdojnë te jenë të parkuar para Qeverisë autobusët e NQP-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë