Vazhdojnë te jenë të parkuar para Qeverisë autobusët e NQP-së

    Autobusët e NQP-së vazhdojnë të jenë të parkuar para Qeverisë. Rëndohet komunikacioni dhe shkakton revolt të madhe tek qytetarët të cilët me të drejt parashtrojnë pyetje nëse u zgjidh apo jo problemi me pagat e punonjësve të NPQ-Shkup.

    Kryetari i sindikatës së NQP-së, Miqo Stojanovski mbrëmë deklaroi se me urdhër të kryetares Danella Arsovska para Qeverisë kanë mbetur 15 autobusë.

    “Ky është një lloj presioni ndaj Qeverisë që sa më shpejtë ta zgjidhë atë gozhdë të tyre rreth borxheve të cilat Qeveria i ka ndaj NQP-së për bllok dotacionet për transportin e nxënësve të shkollave të mesme dhe të studentëve në qytetin e Shkupit”, tha Stojanovski.

    Nga Qyteti i Shkupit thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka borxh 120 milionë denarë për subvencionet për kryerjen e transportit të studentëve dhe nxënësve në arsimin e mesëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Jam i vetmi kryetar që u kërkoj llogari ministrave nga radhët e Alternativës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë