Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbrëmë në tubimin e mbajtur në Kumanovë, tha se VLEN do të bëjë çmos që popullin shqiptar ta shpëtojë nga BDI, përcjell Nistori.
“Kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shfaqi brengë nga humbja e BDI-së në zgjedhje, shumë shqiptarë u habitën se çfarë e lidhte Vuçiqin me BDI-në. Dhe, kur dola unë në një media e thashë se disa nga këta të BDI-së nuk kanë lënë derë pa lobuar kundër Kosovës, plot miq më kanë shkruar se a ishte e mundur kjo. Por, ja që ne nuk flasim me hamendje. Tashmë krejt bota e mori vesh se Bujar Osmani kishte përgatitur një plan kundër Kosovës e në favor të Serbisë. Këtë e tha edhe vetë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës. E se puna e tyre është serioze kundër Kosovës, këtë e dëshmoi edhe nervoza e Artan Grubit kundër kryeministrit Kurti, që veç na ka bind se këta të BDI-së antenat i kanë kah Beogradi. E thjeshtë është kjo punë: nëse je kundër Albinit, atëherë je me Vuçiqin. Ndërsa ata që janë me Vuçiqin, rrajtë e dajtë i kanë në Moskvën e Putinit”, tha Gashi.
Gashi mes tjerash tha se Arbenin është votë për ta bërë historinë, për herë të parë do ta jep mundësinë që një shqiptarë do të kalojë në raundin e dytë.
Afrim Gashi përmendi edhe shtyllat e programore të VLEN-it. Ai tha se ëshdtë zhvillimi ekonomik përballë varfërisë që ka instaluar BDI-ja.
“E dyta është arismi cilësor që ne projektojmë kundrejt arsimit të politizuar e të partizuar që e ka instaluar BDI-ja. Dhe e treta është familja tradicionale që e mbron koalicioni VLEN kundrejt tendencës për shfytyrimin e familjes që e promovon BDI-ja. Shkurt e shqip ne jemi për babë e nanë, e nuk jemi për prindin numër 1 e numër 2 siç e donë Bujari e BDI-ja”, tha Gashi.
IA mund të parashikojë infarktet e zemrës
Revolucion në kardiologji: Inteligjenca artificiale mund të parashikojë që dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës duke zbuluar ngushtimet…