RMV, në vijim është përfshirja e inspektorateve shtetërore në E-inspektor

    Njëmbëdhjetë inspektorate shtetërore tashmë janë pjesë e sistemit E-inspektor, ndërsa pesë presin t’u sigurohen kushte teknike gjatë dhjetëra ditëve të ardhshme. Digjitalizimi i inspektorateve duhet të përfshijë edhe 12 shërbime inspektuese, të cilët janë organe të brendshme organizuese të administratës shtetërore, por ato do të përfshihen në sistemin elektronik në varshmëri nga riorganizimi dhe optimizimi i institucioneve nga të cilët janë, shkruan Meta.mk

    Në shkurt të vitit 2024, zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska dhe kryetarja e Këshillit inspektues Daniella Rendevska paralajmëruan se nga marsi të gjithë inspektoratet shtetërore përfshihen në platformën digjitale, e cila u paralajmërua si mundësi për eliminimin e korrupsionit. Duke pasur parasysh atë që është filluar realizimi, ky remtim i Gërkovskës dhe Rendevskës, konkludojmë se edhe është në vijim.

    “Me mbështetje të Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvilim, nga fundi i marsit 2024, të gjithë inspektoratet të cilët janë nën ingerenca të Këshillit inspektues do të jenë pjesë e E-inspektor”, theksoi Rendevska në brifingun me gazetarët në shkurt të këtij viti.

    Gërkovska, madje, theksoi se një nga qëllimet primare të digjitalizimit të këtyre proceseve është përforcimi i mekanizmave antikorruptuese.

    “Inspektorët janë personat e institucionit, sepse ata janë në kontakt të përditshëm me qytetarët, dhe në këtë drejtim, rritja e kontrollit dhe efikasitetit më të madh dhe efektivitetit në punë, shkurtimi i kohës për kryerje të mbikëqyrjes inspektuese dhe transparenca më e madhe është e rëndësishme për përforcim të integritetit të nëpunësve, për individualizim të përgjegjësisë, por edhe për përmirësim të percpektimit të përgjithshëm për korrupsionin në të gjithë nivelet”, theksoi atëherë Gërkovska.

    Siç informojnë nga Këshilli inspektues, për momentin, E-inspektor funksionon në dy rrethina, rrethinë prodhuese dhe të ngushtë. Në rrethinën prodhuese tashmë punojnë Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Administrativ, Inspektorati Shtetëror i Punës, Inspetkroati Shtatëror Sanitar dhe Shëndetësor, Inspektorati Devizor, Inspektorati Komunal, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, Inspektorati për Vetëqeverisjes Lokale, Inspektorati i Transportit, Ndërtimtarisë dhe Urbanizmit dhe Inspektorati Shtetëror për Bujqësi dhe Gjuetisë.

    Pesë inspektoratet e tjera, për Mjedis Jetësor, për Bujqësi, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik dhe Shërbimi Inspektues i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në prodhim do të vendosen deri nga fundi i javës së ardhshme të punës, gjegjësisht pasi që të bëhet azhurnimi i të dhënave nga regjistrat.

    Në vitin 2021, E-inspektor filloi me vetëm tre inspektorate – Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Inspektoratin Shtetëror administrativ, ndërsa atëherë u paralajmërua se qasje edhe për të gjithë shërbimet e tjera inspektuese planifikohet për në vitin 2023.

    Nga Këshilli inspektues thonë se qëllimi i ekzistimit të këtij sistemi është lufta kundër korrupsionit, përmirësim të klimës afariste dhe zhvillim të procesit të digjitalizimit. Kjo duhet të realizohet përmes eliminimit të faktorit njeri dhe qasje subjektive gjatë zbatimit të mbikëqyrjes inspektuese, ulje të numrit të mbikëqyrjeve inspektuese, kontroll më i mirë në informata, shkurtim të kohës së nevojshme për realizim të mbikëqyrjes, zvogëlim të procedurave administrative, realizim të mbikëqyrjeve të përbashkëta dhe të koordinuara nga më shumë shërbime inspektuese, evidencë të saktë dhe formim të bazës elektonike të të dhënave. Theksojnë se do të rritet edhe transparenca, ndërsa opinioni do të ketë kontroll në punën e inspektorëve.

    “Sipas Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, aktet inspektuese, procesverbali dhe vendimi, të cilët përgatiten në kuadër të procedurës inspektuese gjenerojnë drejtpëdrejtë në sistemin e-inspektor, menjëherë pas përfundimit të mbikëqyrjes, ndërsa shërbimet inspektuese kanë për obligim t’i publikojnë në ueb-faqen e tyre në afat prej pesë ditësh nga dita e miratimit të akteve. Në mënyrë plotësuese shërbimet inspektuese kanë për obligim që raportet e tyre gjashëmujore t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre. Këshilli inspektuese për punën  evet dhe punën e shërbimeve inspektuese dorëzon Raport vjetor deri te Qeveria dhe të njëjtin e publikon në ueb-faqen e saj. E gjithë e përmendura më lartë është në drejtim të informimit të opinionit për mbikëqyrjet e realizuara inspektuese ga secili shërbim inspektues në veçanti”, theksojnë nga Këshilli inspektues.

    Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Sreten Stojkovski konfirmon se ende presin që të dhënat të futen në sistem, që të mund ta përdorin. Ai thotë se inspektorët tashmë janë regjistruar atje, por fillimisht do t’i fusin vetëm mbikëqyrjet e jashtëzakonshme, të cilët realizohet pas parashtresave nga qytetarët, ndërsa për disa muaj edhe mbikëqyrjet e rregullta. Stojkovski pret që pjesë nga procedura inspektuese të jenë shumë më të lehtësuara, si për shembull ardhja deri te të dhënat për subjektet të cilët kontrollohen, por edhe bashkëpunimi midis më shumë inspektorateve.

    “Përmes E-inspektor do të kemi kontroll në të dhënat nga DAP-i, Regjistri Qendror, Gazeta Zyrtare dhe institucione të tjera, që inspektorëve do t’ju kursejë shumë kohë. Gjithashtu, me kolegët nga inspektoratet e tjera tashmë nuk do të duhet të komunikohet përmes postës, por përmes sistemit”, thotë Stojkovski dhe shtoi se inspektorët për mjedis jetësor tashmë kanë edhe nënshkrime elektronike, me ç’rast e gjithë procedura do të mund të përmbyllet n[ mënyrë digjitale.

    Duke pasur parasysh që procesi nuk ka përfunduar tërësisht, por paralajmërohet zbatim i tij i vazhdueshëm, mund të konkludohet se ky premtim i dhënë nga autoritetet e stetit ende është në vijim.

    Lajmi Paraprak

    RMV ka vetëm një pilot që mund të drejtojë avionët për shuarjen e zjarreve

    Lajmi i rradhës

    Gashi: jemi për babë dh nënë, e jo për prindërit 1&2 – siç e do Bujari dhe BDI-ja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë