Gashi: ky pushtet e ka refrenin ‘integrime’, ndërsa strofat plot krim e korrupsion

    Gjatë nënshkrimi të deklaratës së koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshim”, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi , ka treguar edhe arsyet pse u bënë bashkë me Besën dhe LD-në. Ai tha se integrimi në Bashkimin Evropian është synimi parësor i Lidhjes Evropiane për Ndryshim, raporton Nistori.

    “Meqë vendi ynë gjendet në prag të negociatave me BE-në, dua të theksoj se arsyeja pse u bëmë bashkë, është që këtë synim të kamotshëm të shqiptarëve ta ngrejmë në nivelin më të lartë të përfaqësimit, duke qenë se kjo është zgjidhja e vetme e tranzicionit të lartë që na i zbrazi vatrat tona. Integrimi në Bashkimin Evrapian është synimi parësor i Lidhjes Evropiane për Ndryshim.”- tha Gashi.

    Pas Gashit, fjalën e morin edhe i pari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili tha se ndihet shumë i lumtur që kjo marrëveshje nënshkruhet pikërisht sonte, në ditën më të madhe të shqiptarisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti – Osmanit: të pengon ardhja e VV-së, por jo edhe ardhja e Lavrovit në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Kasami: shqiptarët e RMV meritojnë përfaqësim autentik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë