Mexhiti – Osmanit: të pengon ardhja e VV-së, por jo edhe ardhja e Lavrovit në Shkup

    Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në aktivitetin e LEN-it ka folur edhe për intervistën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në TV21.

    Ai tha se Osmanit i pengon ardhja e Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, por jo edhe ardhja e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

    “Para se të filloj me fjalimin, patjetër e kam të ndalem, sepse mbrëmë në televizionet tona ma kthye ndjenjën e dikurshme të viteve të ’90-ta të Tanjug”-ut të RTS-së ku Bujar Osmanit dhe ministrave shqipfolës ju pengon shumë ardhja dhe aktivizimi i Vetëvendosjes ose Albin Kurtit, por nuk i pengon që pas luftës së Ukrainës Europën ta shkel nëpërmjet Maqedonisë së Veriut zotëri Sergej Lavrov dhe nikoqiri i tij të jenë Bujari dhe qeveritarët tanë”, tha Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    Pandemia e vetmisë prek Shqipërinë!

    Lajmi i rradhës

    Gashi: ky pushtet e ka refrenin ‘integrime’, ndërsa strofat plot krim e korrupsion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë