Gashi në Tetovë: Nëse lejojmë që të na ikin njerëzit jashtë, nuk kemi bërë asgjë

    Partia Alternativa sonte ka mbajtur tubim në Tetovë. Kryetari i partisë, Afrim Gashi, tha se që nga mbrëmja e sotshme nuk dëshiron ta dëgjojë asnjë komentues politik, aktivist politik, sepse Alternativa është e fuqishme dhe prezentë në zonën 1 dhe 2, njofton Nistori.

    “Prej sonte në zonën 6 e kemi vendosur themelin e fuqishëm. S’ka kush na heq prej këtu. Ju e dini se Alternativa çfarë vëmendje i jep Tetovës. Në Qeverinë 2018 dhje 2020 i kemi patur dy pozita të larta në pushtet. Ministër dhe Sekretar Shtetëror. Ju shumë mirë e dini që të dytë kanë qenë prej Tetove”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

    Ai tha se se të gjithë në shtet breng e kanë të ardhmen dhe pyetja që parashtrohet është se a ka të ardhme në këtë shtet.

    “Për fat të keq kemi arritur që ta vrasim shpresën e njerëzve që të mendojnë çdo ditë, a të qëndrojnë apo të shkojnë jashtë shtetit. Andaj Alternativa në të ardhmen do të bëj çmos, do të angazhohet me gjithë kapacitetin e vet ekonomik, por edhe gjithë kapacitetin ekonomik në shtet, ekspertë profesorë e kështu me radhë që të përpilojmë një program të rëndësishëm ekonomik për shkak se shtylla kryesore për momentin aty ku po thyhen shtizat është pikërisht standardi ekomomik, është rroga, kushtet elementare për jetë, ujësjellësi, kanalizimi, rruga asfalti, shkollat e mira, institucionet kulturore… këto janë elementet kryesore pa të cilat nuk mund të ecim përpara dhe kështu do ta vrasim shpresën e të rinjve dhe do të na ikin njerëzit jashtë”, u shpreh Afim Gashi.

    Ai tha se e ka thënë më herët dhe po e përsëritë se nëse lejojmë që të na ikin njerëzit jashtë, nuk kemi bërë asgjë.

    “Kemi dështuar totalisht të gjithë, dhe pastaj nuk është me rëndësi kush i fiton zgjedhjet o njerëz. Çka është me rëndësi kush i fiton zgjedhjet nëse s’kemi në shtëpitë e tona, vëllezërit motrat e tona. Çka na duhet ajo fitore!”, tha më tej Gashi, duke shtuar se fitore është me i mbajt të rinjtë, këtu në këtë vend, kur të rritet rroga të paktën 1000 euro.

    Lajmi Paraprak

    Më shumë se dy muaj e gjysmë infermieret e Shëndetit në Shkup punojnë pa rrogë, pa sigurim dhe pa kontrata pune

    Lajmi i rradhës

    Kodra e Diellit pret investitorin – shumë premtime për asgjë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë