Gashi takohet me Aggeler: Kërkova nga ambasadorja mbështetje për amendamentin kushtetues për korrupsionin politik

    Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi është takuar sot me ambasadoren amerikane në Shkup Angela P. Aggeler, përcjell Nistori.

    Kryetari Gashi dhe Ambasadorja Aggeler u pajtuan bashkërisht se ndajnë vizionin e njëjtë për ardhmërinë e vendit. Ata riafirmuan përkushtimin e përbashkët për ta parë vendin duke ecur përpara drejt BE-së dhe standardeve evropiane në shoqëri, siç është sundimi i së drejtës.

    Nga Alternativa njoftojnë se është biseduar për planet për përshpejtimin e integrimit në BE, përfshirë opsionet për të zhbllokuar negociatat me BE-në nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

    Të dy palët u pajtuan se të gjithë faktorët politikë duhet të përkrahin rrugën drejt BE-së dhe të vendosin qytetarët në vend të parë, në një përpjekje për të siguruar ardhmëri më të mirë për të gjithë.

    Kryetari Afrim Gashi prezantoi nismën e Alternativa për dorëzimin e një amendamenti kushtetues i cili do të përjashtonte parashkrimin penal për korrupsionin politik, gjegjësisht do të parandalonte mosndëshkimin e korrupsionit të lidhur me politikën. Kjo nismë duhet të tejkalojë diskursin etnik dhe të fokusohet në sundimin e së drejtës si prioritet për gjithë shoqërinë.

    Kryetari Gashi kërkoi mbështetjen e ShBA-së për këtë amendament, pasi është një prej hapave më të mëdhenj të propozuar deri tani, me synim direkt për të luftuar korrupsionin politik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari – VMRO-së: Çdo ambasadë e huaj kërkon të kalojnë ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Si do të veprojë Qeveria për keqpërdorimet e makinave zyrtare në RMV?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë