Gashi: të mos e vuajmë paaftësinë e udhëheqësve, të cilët nuk krijojnë hapësira të gjelbra

    Kreu i Alternativës, Afrim Gashi në shoqëri të kandidatit për President, Arben Taravari dhe liderëve të koalicionit VLEN, nga Parku i Sarajit ka apeluar për nevojën e investimeve dhe ruajtjen e hapësirave të gjelbra, përcjell Nistori.

    “Ruajtja e ambientitit e krijimi i mundësive për shfrytëzim më të madh të kësaj pjese bashkë me kanionin e Matkas e atraksionet tjera janë potencial i jashtëzakonshëm turistik”, ka thënë Gashi.

    Kjo sipas tij duhet të jetë mision i qeverisjes dhe të mos vuajnë qytetarët nga paaftësia e udhëheqësve të institucioneve, të cilët nuk kanë fuqi e as ide qoftë edhe për t’i larguar mbeturinat.

    “Më e pakta që mund të bëjmë është të ndryshojmë mënyrën si trajtohen të mirat që i kemi e që na janë besuar ti ruajm. Nuk ia vlenë të pritet për një vendim nga një institucion në tjetrin për të larguar mbeturinat nga Liqeni i Treskës. Ju nuk duhet të vuani paaftësinë e udhëheqësve, të cilët nuk krijojnë kushte për shfrytëzimin e hapësirave të gjelbra”, u është drejtuar i pari i AAA të pranishmëve.

    Prandaj, sipas Gashit ia vlen të bëhet ndryshimi dhe për këtë i ka ftuar qytetarët që ndryshimin ta bëjnë me votë. Ndryshimi ia VLEN! /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pasqyra jonë përballë “mbretit lakuriq”

    Lajmi i rradhës

    Si të kombinojmë ngjyrat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë