Gashi: T’u qëndrojmë besnik parimeve, kjo punë ka rëndësi

    Afrim Gashi ka një porosi për njerëzit “që e tradhtojnë”

    “Ka plot kundërshtarë që i kemi, që shajnë, ofendojnë, tradhtojnë, përçajnë, shpifin, trillojnë, spiunojnë, mundohen të na ndajnë, atyre u them veç një gjë: Veç vazhdoni.” – kështu u shpreh mes lideri i Alternativës, Afrim Gashi mbrëmë në Kumanovë, përcjell Nistori.

    Shtoi se ai “nuk e ka ndërmend t’iu japë hapësirë”.

    “Zgjedhjet e reja po vijnë, janë në vigjilje. Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme Alternativa do të jetë shumë e fuqishme. Do të jetë e hapur për bashkëpunim”, tha më tej Gashi.

    Gashi: Se sa deputetë i marrim, është çështje relative

    Gashi bëri thirrje për unitet, pasi sipas tij është relative se sa deputetë mund t’i marrë kjo parti.

    “Mbrëmë ishim në synetinë e djalit të Bekimit, Omerit i cili sapo ka lind. Dhe mbrëmë u gëzuam aty. Kjo, që Alternativa po ka njerëz që kanë kontribuar shumë dhe që kanë ndërruar jetë, po lindin fëmijë dhe që shpresojmë se në të ardhmen do ta mbajnë këtë flamur dhe do ta vazhdojnë në të ardhmen, po më jep shpresë se mund të jeni stafeta, shkëmbi i fuqishëm që mund ta përcjell zërin e qëndresës, zërin e arsyes të kombit tonë”, tha Gashi.

    Gashi ftoi të bëhen bashkë pozita dhe opozita.

    “Prandaj, pozitë dhe opozitë. Sa deputetë i marrim është çështje relative nëse e shohim nga perspektiva historike. T’u qëndrojmë besnik parimeve, kjo puna jonë me rëndësi”, tha më tej Gashi.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Edhe pak na pret kryeministri i parë shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Lista Serbe humb mbështetje të konsiderueshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë