Osmani: Edhe pak na pret kryeministri i parë shqiptar

    Osmani: Të kujtohemi pak, kemi Qeveri që për disa muaj e pret kryeministrin e parë shqiptar

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga tubimi partiak i BDI-së në Çair, ka kërkuar nga banorët e kësaj ane që të kujtohen pak, se në çfarë pozite kanë qenë shqiptarët dhe ku janë sot, përcjell Nistori.

    Duke filluar nga presidenti, tha se udhëheq ushtri me vulën në shqip. Vazhdoi me Parlamentin, duke shtuar se në rajon janë tre parlamente që udhëhiqen shqip.

    Ndërkaq kujtoi banorët se për disa muaj edhe me Qeverinë pritet të udhëheqë një shqiptar.

    “Të kujtohemi pak, kemi qenë jashtë shkollave, jashtë universiteteve, jashtë spitaleve, jashtë sporteleve… Kemi pasur një polici një etnike që i trajnonte policët e ri në shpinën e shqiptarit. Jo rastësisht ky këshill vendor quhet “6 Nëntori”. Ishim popull pa gjuhë, pa flamur, pa dinjitet dhe krenar që na takonte, dhe të kthehemi tash ku jemi tash dhe ta bëjmë dallimin dhe të fillojmë prej lartë – poshtë. Të fillojmë prej presidentit të shtetit i cili është konsensual dhe udhëheq ushtrinë me vulë që është në gjuhën shqipe. Sot kemi Parlament që gjashtë vitet e fundit udhëhiqet shqip. Në fakt kemi tre parlamente në rajon që tani udhëhiqen në shqip. Kemi Qeverinë me të cilën për disa muaj e presin kryeministrin e parë shqiptar”, tha Osmani duke shtuar 18 ministra prej të cilëve 9 janë shqiptarë.

    “30 vite kanë pretenduar se ne nuk kemi kuadër për të udhëhequr politikën e jashtme. Sot ne ju mbajmë leksione se si një shtet i vogël pa resurse natyrore, mund të jetë faktor i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Ajo politikë që deri dje udhëhiqej nga Beogradi, sot udhëhiqet nga Këshilli vendor “6 Nëntori””, tha më tej Osmani.

    Osmani: Të kujtohemi pak, kemi Qeveri që për disa muaj e pret kryeministrin e parë shqiptar

    Duke numëruar të arriturat në qeveri si parti politike, Osmani tha se këto politika kanë sjellë deri te ajo që ne sot të flasim për qindra kilometra autostradë që do të lidh Prishtinë, Tiranën dhe Shkupin.

    “Deri dje kemi folur për rrugë “Nutella” nëpër mëhallën tonë, sot flasim për autostradë Korridori 8, qindra kilometra autostradë me 6 korsi që lidhin Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën në një trekëndësh që e bën kombin një si në Bashkimin Evropian. Korridor i cili do të bëjë “boom ekonomik” dhe turistik”, deklaroi Osmani.

    Ai shtoi se ky rrugëtim, “nga një pozitë margjinalizuese, në një pozitë faktor”, tha është si rezultat se BDI i ka rezistuar tendencës për t’u shndërruar në parti të vogla.

    “Ne si organizatë politike i rezistuam tendencës për të na përçarë dhe për të na shndërruar në parti të vogla. 10 parti kanë dalë nga njerëzit e BDI-së në këto 20 vjet e fundit. Por BDI nga çdo sfidë ka dalë më e fortë”, shtoi Osmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shumë divorce në Dibër

    Lajmi i rradhës

    Gashi: T’u qëndrojmë besnik parimeve, kjo punë ka rëndësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë