Gastronomët e brengosur

    Rritja e shifrave të të sëmurëve nga Kovid-19 ka detyruar shtetet e rajonit, që të ndërmarrin masa kufizuese në gastronomi dhe të kufizojnë pjesërisht edhe lëvizjen e qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin publik. Një pjesë e shteteve kanë miratuar masa të tilla, ndërsa të tjerat po shqyrtojnë dhe pritet të miratojnë masa të ngjashme. Në Maqedoni, masat e reja ku kërkohet vërtetim për vaksinim apo për kalimin e sëmundjes më së shumti para 45 ditësh, kanë ulur dukshëm numrin e vizitorëve në qendrat tregtare, restorantet dhe kafiteritë., bastoret etj. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se në përgjithësi masat e reja po respektohen. Nga atje shtojnë se po kryejnë edhe nga 400 kontrolle në ditë , ndërsa vetëm ditën e mërkurë nuk është konstatuar asnjë shkelje. Dënimet për mos respektimin e masave të reja lëvizin prej 2500 deri 30.000 euro për bizneset.

    Në ndërkohë, një pjesë e bizneseve në vend kanë reaguar se masat e reja janë vështirë të zbatueshme. Nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, thonë se duke njohur seriozitetin e situatës epidemiologjike në vend, paralajmërojnë se masat e reja parashikojnë probleme shtesë ndër të tjerash edhe për shkak të mënyrës selektive të tyre . “Lihet hapësirë për interpretimin e lirë të vendimeve, andaj nevojitet që Qeveria qartë dhe pa dilema ti sqarojë opinionit se a vlejnë masat edhe për hyrjen e të punësuarve në objektet hotelerike , qendrat tregtare dhe të ngjashme që përfshihen me ndalesën. Aktualisht gjatë mbikëqyrjes së inspektorë ve kërkohen vërtetim për vaksinim nga të gjithë personat në objekt,duke mos bërë dallim midis vizitorëve dhe të punësuarve, me çka potencialisht ekziston mndësia për kufizimin e së drejtës së të punësuarve që të vaksinohen “, thotë Aleksandra Andreeva , anëtare e Këshillit Drejtues së Lidhjes së Odave Ekonomike.

    Sipas saj, nevojitet qartësim dhe shpjegim i qartë se nga ky rregull për hyrje në objekte bëjnë përjashtim të punësuarit. Kjo i vendos në pozitë të palakueshme edhe punëdhënësit që nuk dinë si të veprojnë. Ekzistojnë raste në praktikë kur nuk u lejohet hyrja as e më të rinjve se 18 vjet, nën arsyetimin e rojeve se duken më të rritur seç janë realisht. Ekzistojnë edhe më shumë dilema të tjera që duhet të sqarohen siç janë nga buron e drejta e rojeve për legjitimim dhe kontrollin e qytetarë ve. Dallohen edhe më shumë dilema dhe çështje të tjera se si do të zbatohen masat, që lë hapësirë për interpretim të lirë të tyre që shkon ndaj mos zbatueshmërisë së tyre në praktikë dhe nuk kontribuon për përmirësimin e gjendjes shëndetësore, për shkak se një numë ri madh i vatrave potenciale të sëmundjes ngjitëse mbesin pa asnjë masë për parandalim si transporti publik dhe institucionet ku qarkullojnë qindra të punësuar dhe vizitorë shtojnë më tej nga kjo odë ekonomike. Nga atje shtojnë se një seleksionim dhe mos koordinim në realizimin e masave që janë vështirë të zbatueshme po rëndon edhe ashtu gjendjen e vështirë të biznesit dhe ndikon edhe në ruajtjen e vendeve të punës.

    Në ndërkohë shqetësimet e tyre me masat e fundit shtrënguese kanë shfaqur edhe gastronomët në Kosovë .Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizime të veprimtarisë së gastronomisë, pas rritjes së rasteve me Çovid-19 që ka qenë i pritur do ta dëmtojë ekonomikisht këtë sektor. Nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani ka thënë se vendimet nga Qeveria, kanë dalë ndryshe nga ato që kanë diskutuar në takimin e mbajtur me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia. “Duke parë që numrat janë rrit ne e kemi pritur një vendim pak a shumë të tillë. Kemi qenë në takim edhe me ministrin e shëndetësisë ku na u kanë treguar disa nga masat që kanë me i marr, por pas takimit me neve ata kanë ndryshuar dhe duke parë që numrat edhe më shumë janë rrit kanë marr vendim që me i ndal edhe sallat e dasmave ku në takimin e parë kanë qenë të lejuara, por tani kanë marr vendim me i mbyll ato”, është shprehur ai. Për Hashanin, masat e dala nga vendimi i Qeverisë do ta dëmtojnë këtë sektor si ekonomikisht ashtu edhe psiqikisht.

    “Tash për neve, normal që për Gastronominë deri tash asnjë vendim nuk ka qenë i lehtë dhe kanë qenë vendime të rënda, në aspektin ekonomik dhe ashtu psikik, por në momente të tilla ne duhet të pajtohemi me vendime të tilla për shkak se edhe ne jemi pro shëndetit të qytetarëve”, ka shtuar ai. Hashani është shprehur se përkundër se që nga fillimi i pandemisë ka pasur sanksione për gastronominë, nga ana e Qeverisë nuk ka pasur asnjë ndihmesë apo lehtësirë. Ndryshe, prej të premten, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, të miratuara dy ditë më pare nga Qeveria e Kosovës .Mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen ahengjet familjare, si dasma e fejesa. Me masat e reja po ashtu ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë. Gjithashtu përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në të gjitha ambientet e mbyllura publike. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë gjithë kohës./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Mbetet i lartë çmimi i perimeve dhe frutave, shkak pandemia dhe temperaturat e larta

    Lajmi i rradhës

    Kujdestarë për pleqtë e vetmuar! Migrimi i Qendër Zhupës arrin në 8o për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë