Gastronomët tanë shkojnë në Kroaci | Ankohen pronarët e hoteleve në Ohër dhe Strugë

    Për shkak të mungesës së kuzhinierëve profesionistë, në objektet e gastronomike të rivierës së Ohrit dhe Strugës gjithnjë e më shumë punojnë persona që kanë kaluar një kurs të shpejtë disa mujor. Kjo bëhet në Universitetin e Punëtorëve, në Ohër. Shumë shpesh, bëhet fjalë për persona në moshë që kanë humbur vendin e punës dhe përmes gatimit po plotësojnë ndonjë vrimë financiare.

    “Ne si shoqatë ofrojmë kurse për kuzhinierë, si për të rritur ashtu edhe për të rinj. Kemi organizuar kurse në Universitetin e Punëtorëve “Kuzman Shapkarev”, ku në marrëveshje me komunën e Ohrit na kanë lejuar të organizojmë kurse për kuzhinierë së paku dy ose tre herë në vit”, tha Vllatko Gjorgjieski, kuzhinier, Shoqata “Shefs Ohrid”.

    Shumë nga kuzhinierët gjatë pandemisë, meqë mbetën pa punë, kaluan në industri të tjera, por shumica edhe u larguan nga vendi për paga më të larta.

    “E gjithë kjo krizë, vite më parë, e gjithë situata na detyroi shumë prej nesh të largohemi jashtë vendit, për një ekzistencë më të mirë. Shpresojmë që shumë gjëra të përmirësohen…”, u shpreh Dimitar Arnaudoski, Kuzhinier.

    “Është e vështirë kudo në Maqedoni. Ashtu edhe në Kavadar. Ka mungesë kuzhinierësh. Pothuajse 80% e kuzhinierëve, janë tashmë jashtë vendit. Pagat duhet të rriten, pasi janë të pakënaqur. Më shumë paguhet jashtë vendit. Ku shkojnë më shumë? Në Kroaci”, tha Goran Filipov, kuzhinier.

    Shumë nga restorantet dhe hotelet në Ohër, në pamundësi për të gjetur kuzhinierë profesionistë, i mbajnë në punë të njëjtit edhe gjatë dimrit kur nuk ka shumë punë. Mirëpo ata ankohen se shpeshherë ndodh, që në fillim të sezonit veror në maj-qershor disa prej tyre të shkojnë jashtë vendit, kur kanë më shumë nevojë. Ndryshe, pagat për kuzhinierët profesionistë në Mal të Zi dhe Kroaci variojnë nga 2500 deri në 3500 euro, kurse në Maqedoni marrin maksimumi 1000 euro. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    LSDM-ja i cilëson si skandaloze veprimet e Arsovskës

    Lajmi i rradhës

    VJERSHË E VOGËL MORTI | 101 poezi zvicerane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë