Gaz lotsjellës, të shtëna armësh e djegie e veturës së Policisë në Zveçan

    Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e komunitetit serbë të cilët janë grumbulluar para objektit komunal në Zveçan.

    Gjithashtu para pak minutash kishte edhe një përleshje ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë.

    Po ashtu janë dëgjuar edhe të shtëna me armë në këtë komunë.

    Po ashtu, Policia e Kosovës ka konfirmuar angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë në veri të vendit, dike bërë të ditur se po asistojnë kryetarët e komunave në veri, si në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse. 

    Pak më herët, pati të shtëna me armë dhe gaz lotsjellësit, ku u dogj edhe një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan. Qytetarët serbë po kundërshtonin hyrjen në objektin e komunës së Kosovës të kryetarit të zgjedhur më 23 prill. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Gjithkush po qesh me shtigjet e biçikletave në Hungari (Foto)

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Mickoski: Nëse nuk ka shumicë, Kovaçevski të japë dorëheqje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë