Gaza / Luftë për spitalet

    Trajtim i pacientëve me dritë dore në Spitalin Indonezian / Fotografi: Anas al-Shareef/REUTERS

    Sa më shumë zgjat ofensiva ushtarake izraelite, aq më shumë po vendosen në fokus spitalet e rajonit. Në rolin e tyre përqëndrohet i gjithë konflikti si nën një lupë.

    36 spitale ekzistojnë në Rripin e Gazës, por sipas të dhënave të OKB-së, dy të tretat e tyre nuk janë më në punë. Pjesa e mbetur e klinikave është e tejmbushur, me skena dramatike: Ngjitur me njëri-tjetrin qëndrojnë shtatzëna në muajt e fundit dhe pacientë të sëmurë nga kanceri krah të plagosurve rëndë dhe të traumatizuarve. Shumë nga të plagosurit janë fëmijë dhe të rinj. Nëse vjen rryma elektrike ajo vjen vetëm për disa orë. Shumë nga të plagosurit janë fëmijë dhe të rinj, operacionet duhet të bëhen nën dritën e celularit.

    Mijëra vetë janë plagosur, sipas “Mjekëve pa kufij”, shumë ndodhen në gjendje kritike. Kësaj i shtohen dhjetëra mijëra të tjerë, jo të plagosur që kërkojnë mbrojtje diku në spitale. Për të lehtësuar gjendjen emergjente, Franca dhe Italia kanë dërguar anijet e marinës luftarake me spitale të integruara dhe salla operative para brigjeve të Gazës.

    Pse spitalet kanë rëndësi kaq të madhe?

    Gati 7 javë kanë kaluar që kur Hamasi militant-islamist, që kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera, sulmoi Izraelin, vrau 1200 vetë dhe mori 240 pengje me vete. Izraeli fillimisht u kundërpërgjigj me sulme ajore, prej tre javësh ka filluar edhe një ofensivë tokësore. Në këtë pikë janë vendosur gjithnjë e më në fokus të luftimeve edhe klinikat në veriun e Gazës. Ato janë shpresa e vetme për shumë të plagosur dhe lënduar, dhe një nga vendet e pakta për mbrojtje të asaj pjese të popullsisë që nuk është larguar në jug të Rripit të Gazës. Por sipas të dhënave izraelite ato janë edhe qendra komandosh, magazina armësh dhe bunkerë nën tokë të Hamasit. Për këtë arsye spitalez janë bërë vetë objektiv sulmi si kurrë më parë në histori. Edhe më parë janë sulmuar spitale, si për shembull në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile. Por që spitalet të përdoren me qëllim si mburojë mbrojtëse nga një palë në luftë, dhe të kthehen kështu në një objektiv të luftës, është një dimension i ri i panjohur më parë.

    Cilat klinika sulmohen?

    Luftimet në veri të Gazës u përqëndruan sidomos në katër klinika: Tek Spitali Al-Shifa që është klinika më e madhe e Rripit të Gazës ishin mbledhursë fundmi 2300 vetë. (E.akt.)Ushtria izraelite, sipas të dhënave të veta mundëson evakuimin e pacientëve  në Al- Shifa, Izraeli ka shprehur dyshime më parë, se nën klinikë ndodhej një qendër komandoje të Hamasit dhe e akuzon atë se keqpërdor civilët “si mburoja njerëzore”. Ushtria izraelite bëri të ditur, se ka zbuluar në klinikë një “shtab operativ” të Hamasit dhe ka gjetur armë. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi e mohoi këtë.

    Jo shumë larg është Spitali Rantisi. Aty depërtoi të hënën ushtria izraelite. Sipas të dhënave të saj, aty gjendej një komando e braktisur e Hamasit, por ashtu janë mbledhur “të dhëna” që provojnë, se aty janë mbajtur disa nga pengjet e rrëmbyera. Klinika nuk është më në punë, ushtria deklaroi se pacientët e fundit janë dërguar në një “spital të sigurtë”. Drejtori i klinikës, Mohamed Sakut bëri fjalë për një evakuim të detyruar të spitalit të fëmijëve, ku pacientët janë lënë pa “kujdes në rrugë”.

    Spitali tjetër Al Kuds ndodhet akoma më në jug dhe ka 100 shtretër. Sipas OKB, në territorin e spitalit ishin strehuar deri në 14.000 vetë si refugjatë që kishin marrë arratinë nga luftimet. Të dielën e kaluar, sipas raportimit të “Gjysmës së Kuqe Palestineze”, ky spital duhet të ndalte punën, sepse ishin harxhuar rezervat e karburantit, ujit dhe ato ushqimore. Njerëzit që qëndronin aty ishin evakuuar në jug. Sipas të dhënave izraelite në luftimet në këtë spital ishin vrarë 21 palestinezë militantë.

    Spitali Indonezian me 11 shtretër financohet nga viti 2015 nga Xhakarta dhe ndodhet në Xhabalija, ngulimi më i madh i refugjatëve në Rripin e Gazës. Bombardimet izraelite, sipas të dhënave të Hamasit, kanë vrarë të paktën 30 vetë në klinikë. Edhe këtu Izraeli dyshon për një qendër komandoje të Hamasit, që cili mohohet nga ky i fundit. Në afërsi të klinikës duket të jetë gjetur edhe një shesh goditjeje me raketa i Hamasit.

    Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

    Parimisht spitalet, ashtu si shkollat, shtëpitë e zotit, apo ujësjellës gëzojnë një mbrojte të veçantë sipas të drejtës ndërkombëtare. Në luftë, ashtu si në jetën normale ato nuk sulmohen. Por më tej e drejta ndërkombëtare nënvizon, se “objektet civile […] nuk duhet të keqpërdoren për të mbështetur veprime ushtarake”. Në një rast të tillë këto objekte e humbasin stautsin e veçantë të mbrojtur. Nëse Hamasi si organizatë terroriste i keqpërdor vërtet njësi të tilla si “mburoja njerëzore” për komandot e saj, kjo paraqet një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

    Nëse një spital përdoret ushtarakisht, një sulm i Izraelit mbulohet nga e drejta ndërkombëtare, por me kushte të qarta. “Edhe në një rast të tillë, kjo nuk e çliron Izraelin nga detyrimi të mbrojë civilët”, deklaro Marc Weller, profesor për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Cambridge. “Ata nuk janë mburoja njerëzore vullnetare, që i jepen këtij rreziku dhe mbeten civilë që nuk e humbasin statusin e tyre për mbrojtje.” Sipas ekspertit “përdorimi i forcës nga Izraeli duhet të drejtohet me shënjestër kundër Hamasit dhe luftëtarëve të tij.”

    Ushtri e shtetit ligjor kundër terroristëve

    Ushtria izraelite ndodhet kështu në një situatë shumë të vështirë balancimi. Nga ana tjetër situata duhet të qartësohet, deklaron Christoph Safferling nga Universiteti Erlangen për ARD: “Ushtria izraelite është një ushtri demokratike e një shteti ligjor, që përpiqet të respektojë të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe i trajnon ushtaret e ushtarët e saj sipas kësaj. Kundërshtari është Hamasi, një organizatë terrorsite, që injoron të drejtën ndërkombëtare dhe këtu qartësisht, për sa shohim, kryen krime lufte duke marre pengjet dhe duke përdorur njerëzit si mburoja.”

    Po kaq të larta janë edhe kërkesat morale që ushtria izraelite duhet t’i shtrojë vetes.”Izraeli duhet të sigurojë që dëmet në popullsinë civile të mos jenë në disproporcion me përfitimin ushtarak, që sjell një operacion me vete”, sipas Marc Weller. “Kjo duket të bëhet më problematike, sa më shumë që zgjat konflikti dhe sa më shumë preken joproporcionalisht civilët nga aksionet ushtarake të palës izraelite.” /DW/

    Lajmi Paraprak

    Dikur muze për Enver Hoxhën, tani shtëpi lirie

    Lajmi i rradhës

    Gjithçka në buxhetin rus të vitit 2024 për luftën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë