Geer: Disa ndryshime në Kodin Penal mbartin rrezikun e mosndëshkimit

    Komisioni Europian ka shprehur shqetësimin e tij se disa nga ndryshimet e bëra në Kodin Penal mbartin rrezikun e uljes së mosndëshkimit, kështu u përgjigj ambasadori i BE-së, David Geer në pyetjen e një gazetari në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal.

    “Mendoj se kësaj pyetjeje tashmë i janë përgjigjur përfaqësuesit nga Brukseli”, theksoi Geer dhe shtoi se Komisioni Europian para disa ditësh ka bërë disa vërejtje lidhur me këtë çështje.

    Siç theksoi ai, Komisioni Europian sërish ka shprehur shqetësimin lidhur me përdorimin e flamurit evropian, për të respektuar miratimin e një ligji.

    “Komisioni Evropian rikujtoi rëndësinë e shtetit të së drejtës në vetë vendin, i cili i referohet vetë parimit të mosndëshkimit, në fakt krimet që lidhen me të duhet të trajtohen në mënyrën e duhur”, tha Geer.

    Lajmi Paraprak

    Pse Norvegjia synon ta gërmojë fundin e detit?

    Lajmi i rradhës

    Paralajmërimi për padi, reagojnë krerët e Idrizovës dhe Velesit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë